LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Policisë: Po përhapen informacione të pasakta që po njollosin reputacionin, do të mbrohen të drejtat e çdo polici

Sindikata e Policisë: Po përhapen informacione të pasakta që po njollosin reputacionin, do të mbrohen të drejtat e çdo polici
Foto: Ilustrim

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për siç thonë lidhur me rastet e fundit që po qarkullojnë në media dhe përhapjen e informacioneve të pasakta që synojnë të njollosin reputacionin e Policisë së Kosovës dhe të anëtarëve të saj.

Në reagimin e Sindikatës thuhet se Policia e Kosovës është e përkushtuar për mbrojtjen e ligjit, rendit dhe territorit të Republikës së Kosovës, dhe veprimet saj janë gjithmonë në përputhje me standardet më të larta të profesionalizmit dhe etikës.

“Akuzat e pabaza dhe keqinterpretimet në lidhje me veprimet e Policisë dëmtojnë rëndë imazhin e Policisë së Kosovës dhe minojnë besimin e qytetarëve në institucionet e rendit.


Sindikata e Policisë së Kosovës është e vendosur të ofrojë mbështetje juridike për të gjithë anëtarët e saj që janë prekur nga këto akuza të padrejta. Do të sigurojmë që të drejtat e çdo polici të mbrohen dhe që çdo sulm ndaj reputacionit të tyre të trajtohet me seriozitetin e duhur.

I bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe individëve që të qasen me përgjegjësi ndaj informacionit dhe të sigurojnë që çdo raportim të jetë i saktë dhe i verifikuar. Të shprehësh mendime dhe kritika është e rëndësishme, por ato duhet të bazohen në fakte dhe prova të qëndrueshme”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori