LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e policisë në pritje të takimit me ministrin Sveçla

Sindikata e policisë në pritje të takimit me ministrin Sveçla

Janë bërë më shumë se tre muaj që kur pjesëtarët e Njësive Speciale kanë protestuar para objektit të Qeverisë. Ani pse iu është premtuar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kjo ende nuk ka ndodhur. Derisa kërkohet që takimi të realizohet dhe kërkesat e policëve të plotësohen.

Në fillim të dhjetorit, mbajtën protestën e dytë para objektit të Qeverisë së Kosovës. Pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë, por edhe njësi tjera, shprehën pakënaqësitë e tyre me Ligjin e ri të Pagave.

Pas kësaj proteste, atyre iu premtua një takim me zyrtarë të Sindikatës së Policisë së Kosovës për gjetjen e një zgjidhjeje.


Por, ani pse kanë kaluar tre muaj, një takim i tillë ende nuk ka ndodhur.

E këto po i sheh si të papranueshme ish-nënkoloneli i Policisë, Refki Morina.

“Kryesia e Sindikatës së Policisë ka pas një takim me ministrin por ndërkohë ky takim është shtyrë edhe pritet këto ditë të mbahet takimi. Mendoj se Njësia Speciale dhe të gjitha njësitë që operojnë në veri por edhe Policia në tërësi duhet të zbatohet ligji dhe të plotësohen kushtet e tyre që Sindikata i ka kërkuar sepse ekzistojnë baza juridike dhe ligjore e tyre”, ka deklaruar Morina, për tëvë1.

Sindikata i jep kohë Sveçlës të shqyrtojë kërkesat e Policisë
Lexo po ashtu Sindikata i jep kohë Sveçlës të shqyrtojë kërkesat e Policisë

Ai vlerëson se nuk është dashur të pritet kaq gjatë për këto kërkesa, derisa shprehet optimist të njëjtat do të realizohen.

“Unë mendoj se nuk është dashtë të zgjatet protesta, por në bazë të informatave që i kam brenda ekziston një pajtueshmëri që domethënë të veprohet nga ministri dhe Qeveria t’iu plotësohen kushtet njësisë special dhe të gjitha njësive në gjithë vendin konform ligjeve dhe dispozitave juridike. Mendoj se është një disponim i mirë dhe në të ardhmen jo fort të largët do të plotësohen kërkesat e tyre”, tha Morina.

E këtë veprim të pushtetit, po e sheh si të gabuar ish zv.ministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra.

“Mendoj se nuk duhet me u neglizhu sepse kërkesat janë të drejta dhe të ligjshme, por duhet parë cilat janë mundësitë e Qeverisë në kuadër të projekt buxhetit të akomodohen ato kërkesa”, tha Shkodra.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme se kur pritet të zhvillohet një takim i tillë, por që deri në publikimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje.

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Ngushtimi i lukthit për trajtimin e obezitetit, flet kirurgu Krasniqi: Largohet 80 për qind e lukthit, pas operacionit duhen kontrolle të vazhdueshme

Ngushtimi i lukthit për trajtimin e obezitetit, flet kirurgu Krasniqi: Largohet 80 për qind e lukthit, pas operacionit duhen kontrolle të vazhdueshme

Shëndetësi
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

Kronika e Zezë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Kalo në kategori