Mbi 200 mijë punëtorë kanë braktisur Kosovën në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, duke e rritur ndjeshëm numrin e atyre që emigrojnë jashtë vendit. Ky fenomen është veçanërisht i dukshëm në sektorët e ndërtimtarisë dhe të gastronomisë, ku ikja e punëtorëve është më e theksuar.
Kështu bën të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një intervistë për KosovaPress, derisa tregon se statistikat e reja për numrin e punëtorëve që kanë braktisur Kosovën janë grumbulluar duke monitoruar flukset e tyre nëpërmjet aeroporteve dhe linjave të autobusëve.
Azemi tregon se mbi 90 për qind e këtyre punëtorëve kanë qenë të punësuar në sektorin privat.
“Sipas të dhënave tona, kjo shifër mbi 200 mijë punëtorë. Unë e di që për dikë është një shifër jo shumë serioze. Por, megjithatë ne llogarisim që janë diku rreth 250 mijë punëtorë në sektorin privat të Kosovës dhe është shumë normal që mbi 250 mijë i kemi pasur punëtorë pa kontrata pune, të cilët nuk kanë qenë të evidentuar. Si i kemi marrë këto statistika? Realisht ne i kemi bërë vetë vizita ku kemi marrë ikjen e punëtorëve që kanë dalur jashtë përmes aeroportit, ikjen e punëtorëve që kanë dalur përmes autobusëve dhe jemi ardhur deri tek një shifër, e cila tek ne është shumë më e madhe. Megjithatë, ne e kemi rrumbullaksuar në gjashtëmujorin e parë kemi mbi 200 punëtorë, ose mund të themi mbi 200 mijë të rinj të kanë ikur nga Kosova…Nëse e marrim në balancim, punëtorët e sektorit privat me ata publik, është rreth 92 me 7 për qind të sektorit publik”, thotë Azemi.
Azemi potencon se mungesa e punëtorëve të kualifikuar po shkakton stagnim në shumë projekte madhore.
“Vërejtja më e madhe është tek punëtorë e ndërtimtarisë, sepse ikja e tyre është bërë dyfish më e rëndë. Në njërën anë punëtorët e kualifikuar e kanë gjetur vetën shumë më mirë atje. Dhe ana tjetër është që punëtorët në Kosovë, tani për ta ndërtuar një pallat kompanisë të kualifikuar, e këta njerëz po mungojnë. Pra, ikja e rëndë e dyfishtë, ikja e njerëzve të kualifikuar dhe mungesë e punëtorëve të kualifikuar për të cilën shumë projekte edhe rrugore dhe të mëdha janë në stagnim e sipër për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar”, potencon Azemi.
Ai thotë se nuk po merret asnjë veprim për të ndaluar këtë trend të ikjes.
“Mund të themi se është shumë më e madhe ikja këtë vit sesa vitet e kaluara procedurë për të ikur. Por, megjithatë edhe vitet e kaluara nuk ka qenë më keq. Mesatarisht 40 mijë deri në 60 mijë punëtorë (që kanë dalur jashtë vendit) kemi pasur gatë 2022-ës dhe 2023-ës. Kemi ikje për të cilën askush nuk është duke e qarë kokën. Ne kemi propozuar që të ulemi si partner qeveria, punëdhënësit që ne që së paku t’ua ofrojmë atë që mundemi…Ata nuk kanë qenë të interesuar, por në fakt tani definitivisht këtë frakturë po e paguan Kosova, por kryesoren po e paguajnë pronarët e kompanive që nuk kanë qenë në nivelin e duhur në raport me punëtorët”, thotë Azemi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kanosin njëri-tjetrin babë e djalë, sulm fizik ndaj vajzës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – 10 raste të raportuar në Polici në 24 orë

VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit