LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave kërcënon me grevë

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave kërcënon me grevë

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave – Trainkos ka kërkuar nga menaxhmenti i kompanisë që deri të enjten më 17 maj të kryejë pagesën e pagave për punëtorë për muajin prill 2018, ndërsa paralajmëron mbajtjen e një proteste njëorëshe më 18 maj ku do të ndalet edhe qarkullimi i trenit Prishtinë–Pejë në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave.

“Ne si sindikatë, nuk kemi asnjë njoftim zyrtar në formë të shkruar nga menaxhmenti i kompanisë në lidhje me arsyen e vonesës së pagave për muajin prill, ndonëse kemi kërkuar që të marrim një njoftim zyrtar nga ana e tyre. Sindikata ka pasur mirëkuptim për vonesë të pagave deri më datën 14 maj, ndonëse në kontratë kompania është e obliguar që pagesën e pagave ta bëjë deri më datën 5 të muajit vijues”, thuhet në komunikatën për media të sindikatës, përcjell Telegrafi.

Sindikata kërkon nga udhëtarët që të kenë mirëkuptim, pasi treni i linjës Prishtinë–Pejë të premten do të ketë vonesë njëorëshe nga ora 8.00-9.00 në stacionin hekurudhor të Fushë Kosovës, e cila sipas sindikalistëve është vetëm një masë paralajmëruese për veprimet e tjera sindikale që do të pasojnë më vonë. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori