Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), përmes një letre publike i janë drejtuar ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke kërkuar nga ai që të ndjehet edhe si Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe të nxisë dialogun social mes punëdhënësve apo Odave dhe Qeverisë në njërën anë dhe të përfaqësuesve të punëtorëve apo sindikatave në anën tjetër.
Përmes letrës publike, SBASHK-u thotë se nuk e ka qëllimin të vlerësojë punën e Hekuran Muratit, si Ministër i Financave e Transfereve, “por angazhimet e shumta rreth buxhetit dhe çështjeve tjera që lidhen me Ministrinë e Financave, kanë bërë, si duket, që të mos keni durim që të merreni edhe me obligimet si Ministër i Punës sepse disi po i ikni kërkesave të SBASHK-ut, po besojmë edhe të sindikatave të tjera, për takime dhe për të zhvilluar, ashtu si e keni edhe obligim, dialogun e mirëfilltë social e për të dëgjuar kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit dhe të punësuarve në sektorët tjerë”.
Letra e plotë:
“Letër publike nga SBASHK-u për Ministrin Hekuran Murati
I nderuari Murati ju kujtojmë se ju jeni edhe Ministër i punës
Nuk duam të përzihemi në punët e Qeverisë nëse është dashur apo jo të zvogëlohet numri i i Ministrive, por jemi të bindur se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është dashur të jetë Ministri në vete. Këtë e themi bazuar në realitetin se në Ministrinë e Financave dhe Transfereve keni aq punë e angazhime sa që i nderuar Ministër Murati nuk po iu del kohë që bile një ditë të ndjeheni edhe Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe të uleni e të nxisni dialogun social mes punëdhënësve apo Odave dhe Qeverisë në njërën anë dhe të përfaqësuesve të punëtorëve apo sindikatave në anën tjetër.
SBASHK-u me këtë letër publike nuk e ka qëllimin të vlerësojë punën tuaj i nderuari Murati si Ministër i Financave e Transfereve, por angazhimet e shumta rreth buxhetit dhe çështjeve tjera që lidhen me Ministrinë e Financave, kanë bërë, si duket, që të mos keni durim që të merreni edhe me obligimet si Ministër i Punës, sepse disi po i ikni kërkesave të SBASHK-ut, po besojmë edhe të sindikatave të tjera, për takime dhe për të zhvilluar, ashtu si e keni edhe obligim, dialogun e mirëfilltë social e për të dëgjuar kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit dhe të punësuarve në sektorët tjerë.
Ministër Murati, ka kohë që nuk është mbajtur as edhe një takim i Këshillit Ekonomik Social, ka kohë që SBASHK-u ju ka dërguar shkresa e njoftime për kërkesat e anëtarësisë sonë, ka kohë që ju kemi dërguar edhe kërkesa zyrtare për takim e për të bashkëbiseduar për çështje të rëndësishme e që janë kërkesa të punëtorëve në sektorin e arsimit, por ju i nderuar Ministër, sikur keni qasje, apo edhe bindje të gabuar nda sindikatave dhe, nëse është kështu, atëherë kjo është keq. Është keq sepse sa herë kanë munguar takimet dhe dialogu, atëherë gjërat janë përkeqësuar, janë shtuar pakënaqësitë e tensionet dhe pastaj ka ardhur, pa dëshirën e SBASHK-ut dhe ndonjë sindikate tjetër, edhe te veprimet sindikale dhe kur vjen puna deri aty, atëherë, kjo është dëshmuar edhe në të kaluarën, takimet dhe dialogu humbin shumë vlerën e tyre.
I nderuari Ministër Murati me qëllimin më të mirë, po ju drejtohemi m këtë letër publike duke ju kujtuar se jeni edhe Ministër i punës dhe mirëqenies sociale dhe se duhet të takoheni me sindikatat dhe t’i jepni shtytje dialogut të mirëfilltë social”, thuhet në letër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë