LAJMI I FUNDIT:

Sinani u bën thirrje ndërkombëtarëve të parandalojnë veprimet e serbëve për bllokim të kufijve

Sinani u bën thirrje ndërkombëtarëve të parandalojnë veprimet e serbëve për bllokim të kufijve

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, pas paralajmërimeve të serbëve për bllokim të pikave kufitare me Kosovën, ka thënë se këto veprime përbëjnë rrezik real dhe mund të shkaktojnë probleme. 

Sinani ka thënë se çdo bllokim rruge nuk është vetëm një pengesë fizike, por një mesazh i qartë i imponimit të izolimit dhe distancimit edhe më të madh.

“Si Kryetare e Komunës së Preshevës, edhe pse vendkalimet në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë aktualisht nuk janë të bllokuara, unë jam thellësisht e shqetësuar me veprimet që kanë ngritur tensione dhe destabilitet në rajon. Komuna jonë ka një numër të madh studentësh dhe punëtorësh që çdo ditë udhëtojnë drejt Kosovës. Çdo akt i mbylljes së dhunshme, qoftë përmes protestave apo veprimeve të tjera, përbën një rrezik real që mund të shkaktojë probleme edhe më të mëdha”, ka shkruar ajo në Facebook, transmeton Telegrafi.


Kjo situatë vetëm sa rëndon më tej pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke ndikuar negativisht në jetën e përditshme dhe duke i shtuar ndjenjën e izolimit një komuniteti që tashmë përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe shoqërore.

Ajo ka ftuar me urgjencë ambasadat e SHBA-së, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, dhe bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj situate.

“Duhet të angazhohemi për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve për lëvizje të lirë dhe jetesë të qetë”, ka shkruar Sinani.

Kryetari i së ashtuquajturës “Shoqatë e qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë”, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se të premten (6 shtator) do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe Rojeviq  se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë vendkalimet kufitare nga drejtimi i Serbisë qendrore dhe Malit të Zi do të bllokohen.

“Bllokada do të fillojë nesër në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës. Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të merr kontrollin e veriut të Kosovës”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, bllokadat do të zgjasin derisa të plotësohen kërkesat e qytetarëve.

Për shkak të kësaj, institucionet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë kalimin nga Serbia.

Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga qytetarët të shmangin kalimin transit nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit ka bërë thirrje të enjten që kufiri të mos kalohet as në pikëkalimin e vetëm me Malin e Zi, Kullë.

“Njoftohen të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e mërgatës që planifikojnë të kalojnë transit përmes territorit të Serbisë dhe në pikëkalimin kufitar Kullë (Mali i Zi), të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në pikëkalimet kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe me pikëkalimin kufitar me Malin e Zi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendja aktuale në pikat kufitare me Serbinë

Gjendja aktuale në pikat kufitare me Serbinë

Lajme
Hapet shkolla e parë për Inteligjencën Artificiale: Flet themeluesi, Valon Canhasi

Hapet shkolla e parë për Inteligjencën Artificiale: Flet themeluesi, Valon Canhasi

Elfije Boletini
Sinani u bën thirrje ndërkombëtarëve të parandalojnë veprimet e serbëve për bllokim të kufijve

Sinani u bën thirrje ndërkombëtarëve të parandalojnë veprimet e serbëve për bllokim të kufijve

Lajme
Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Lajme
Kurti dhe Fidan të përkushtuar për thellim të raporteve dhe partneritetit strategjik

Kurti dhe Fidan të përkushtuar për thellim të raporteve dhe partneritetit strategjik

Lajme
Musliu: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra, evitoni udhëtimet nëpër Serbi

Musliu: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra, evitoni udhëtimet nëpër Serbi

Lajme
Kalo në kategori