Simptomë e re e gjatë e COVID-19: Mund të bëjë që dhëmbët e të infektuarve të bien

Shumica e njerëzve që preken nga COVID-19, por i mbijetojnë virusit nuk u garantohet gjithmonë një shërim i plotë.
“Ndërsa shumica e personave me COVID-19 shërohen dhe kthehen në shëndetin normal, disa pacientë mund të kenë simptoma që mund të zgjasin me javë ose edhe muaj pas shërimit nga sëmundja”, shpjegon Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
“Edhe njerëzit që nuk janë të shtruar në spital dhe që kanë sëmundje të lehtë mund të përjetojnë simptoma të vazhdueshme ose të vona”. Simptomat më të zakonshme afatgjata të raportuara përfshijnë lodhje, gulçim, kollë, dhimbje të kyçeve dhe dhimbje gjoksi.
Por ekspertët tani kanë paralajmëruar një efekt tjetër anësor të virusit – humbje e papritur e dhëmbëve. Stomatologët kanë thënë që COVID-19 mund të irritojë mishrat e dhëmbëve përmes inflamacionit, dhe ka pasur disa raste të njerëzve që humbin dhëmbët si rezultat.
Një grua humbi një dhëmb këtë muaj pasi ishte testuar pozitivisht për virusin në pranverë, sipas The New York Times.
Sarah Khemili, 43, nga New York, vuri re dhëmbin e saj duke lëvizur para se ta humbte ndërsa hante një akullore. Raporti gjithashtu detajon rastin e një djali 12 vjeçar i cili humbi një nga dhëmbët e tij të rritur muaj pas një rasti të lehtë të COVID-19.
Ndryshe nga gruaja, e cila kishte një histori të problemeve të dhëmbëve, fëmija kishte dhëmbë normalë dhe të shëndetshëm, shkruan Express.co.uk. Nëna e tij, Diana Berrent, shkroi në Twitter për të nxitur njerëzit që ta marrin seriozisht virusin. “Djali im 12 vjeçar sapo humbi një dhëmb të përparmë të të rriturve dhe dhëmbët e tij të tjerë janë të lëvizshëm”, tha ajo ndër të tjera.
My 12yo just lost an adult front tooth and his other teeth are loose… it turns out from vasculature damage 9 months after Covid.
Omg. PLEASE… I beg of you, take this seriously. For you. For your kids. For everyone.
— Diana Berrent Güthe (@dianaberrent) November 10, 2020
Mbetet e paqartë nëse humbja e dhëmbit është shkaktuar nga COVID-19, por studimet janë duke u zhvilluar për të hetuar më tej simptomat afatgjatë të virusit.
Mënyra më e mirë për të parandaluar ndërlikimet afatgjata të virusit është parandalimi i infektimit. Të gjithë këshillohen të mbajnë maskën në vendet ku është e vështirë të qëndrosh larg nga njerëzit e tjerë. Mundohuni të qëndroni të paktën dy metra larg personave me të cilin nuk jetoni dhe lani duart shpesh me ujë dhe sapun. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri