Simptomat e variantit Omicron që duhet t’i vini re te fëmijët tuaj – mes frikës së rasteve në rritje te të rinjtë

Omicron tashmë mendohet se po përhapet në gjithë botën në prag të festave të fundvitit.
Ndërsa shkencëtarët mbledhin më shumë të dhëna për variantin, një shenjë shqetësuese është se ai mund të infektojë fëmijët me një shkallë më të lartë se më parë.
Të dhënat vijnë nga Afrika e Jugut, ku varianti Omicron po nxit një valë të katërt të papritur.
Fëmijët deri më tani kanë qenë kryesisht të paprekur nga virusi, duke vuajtur vetëm nga simtpoma të lehta në shumicën dërrmuese të rasteve.
Në këtë fazë, nuk është e qartë se si shfaqja e Omicron do ta ndryshojë këtë. Por simptomat e zakonshme të coronavirusit kanë ndryshuar pak gjatë pandemisë në përgjigje të varianteve të reja dhe vaksinave.
Simptomat
Mjekja që e pari dha alarmin për variantin Omicron ka pohuar se ai shkakton simptoma të ndryshme. Dr. Angelique Coetzee, kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, tha se simptomat kryesore të Omicron që ajo kishte parë te të rinjtë ishin:
-
Lodhje,
-
Dhimbje trupi,
-
Dhimbje koke.
Ntsakisi Maluleke, një specialiste e shëndetit publik në provincën Gauteng, i tha Reuters se shumë pacientë po raportonin simptoma “jo specifike” të ngjashme me gripin, si gërvishtja e fytit.
Zonja Maluleke u bëri thirrje prindërve që të mos i marrin lehtë simptomat e gripit dhe të kryejnë testimet. Por ajo siguroi që fëmijët e vaksinuar kishin “sëmundje të lehtë”.
Ka pasur disa mospërputhje nëse varianti i ri shkakton sëmundje të lehta ose të rënda tek fëmijët në Afrikën e Jugut.
Dr. Rudo Mathivha, nga Spitali Akademik Chris Hani Baragwanath, Soweto, sugjeroi se fëmijët ishin më të sëmurë se më parë. Ajo pohoi: “Tani po i shohim fëmijë që vijnë me simptoma të moderuara deri në të rënda që kanë nevojë për oksigjen shtesë, kanë nevojë për terapi mbështetëse, kanë nevojë të qëndrojnë në spital për shumë ditë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?