Ai shqetësoi në masë të madhe fansat së fundmi me paraqitjen e tij në ‘Royal Variety Performance’.

Dhe Simon Cowell edhe një herë dukej 'i panjohur’ në Instagram teksa mori pjesë në një event për Krishtlindje me familjen e tij të shtunën.


Manjati i muzikës, 63 vjeç, kishte një fytyrë më të lëmuar dhe tipare të përmirësuara që mund të ishin rezultat i punës kozmetike.

Screenshot 20 12 Simon Cowell (Foto: Instagram)

Simonit iu bashkua e fejuara e tij, Lauren Silverman, dhe djali i tij, Eric, teksa pozonin për një foto të ëmbël familjare.

"Ne patëm një mbrëmje të mrekullueshme dhe frymëzuese këtë muaj në natën e Krishtlindjeve”, tha ai.

"Unë personalisht do të doja të falënderoja të gjithë ata që kanë mbështetur Katie dhe fondacionin e saj, nëse dëshironi ndonjë informacion të mëtejshëm se si të ndihmoni dhe të përfshiheni, ju lutemi vizitoni katiepiperfoundation.org.uk. Ju uroj të gjithëve një sezon festiv”.

Simon së fundmi zbuloi miqësinë e tij me Katie Piper dhe tha se ajo e refuzoi ofertën e tij për punë kur ai ra në kontakt pas publikimit të dokumentarit të saj.

Paraqitja e tij erdhi menjëherë pasi ngjalli një lloj shqetësimi te fansat me një dukje më ndryshe në ‘Royal Variety Performance’, e cila u realizua më 2 dhjetor dhe u transmetua në ITV të martën.

Ndërsa Simon po prezantonte fituesin e BGT Axel Blake, ai la shikuesit të hutuar nga pamja e tij, që mund të jetë rezultat i një operacioni estetik, me njërin që pyeti: “Çfarë i ka bërë vetes?”.

Producenti diskografik bëri që të ketë reagime edhe më parë me mënyrën se si është shfaqur në publik.

“Çfarë i ke bërë fytyrës?”, tha një përdorues tjetër i rrjeteve sociale.

“Simon Cowell nuk duhet të bëjë më operacione”, shtoi një tjetër.

Muaj më parë, Cowell ishte i penduar për operacionet plastike dhe në një moment theksoi se dukej si ‘një film horror’.

“Kishte një fazë ku të gjithë po i mbushnin fytyrat me këtë apo një tjetër”, tha ish-gjyqtari i “American Idol” për The Sun.

62-vjeçari mes tjerash tha se ndryshimet e tij në fytyrë i kishin dalë jashtë kontrollit.

“Ishte një fazë ku kisha shkuar pak larg. E pashë një foto time para një dite më parë dhe nuk e njoha si unë para se gjithash”, tha në intervistë. /Telegrafi/