Simon Cowell rikthehet në Britain's Got Talent pas mungesës për shkak të goditjes në kokë

Simon Cowell rikthehet në Britain's Got Talent pas mungesës së tij për shkak të një goditjeje në kokë, duke treguar për fansat ‘arsyen e vërtetë’ të ndalesës së papritur.
Simon Cowell u rikthye në jurinë e Britain's Got Talent të dielën, duke treguar një shenjë të dhimbshme në ballë, ndërsa fansat më në fund morën përgjigjen për mungesën e tij gjatë audicioneve të javës së kaluar.
Manjati i muzikës, 65 vjeç, u detyrua të tërhiqej nga audicionet e serisë së ardhshme në minutën e fundit të enjten, gjë që çoi në anulimin e seancave të xhirimit për disa ditë dhe në rekrutimin e Stacey Solomon për ta zëvendësuar përkohësisht panelin e gjyqtarëve për të premten, shkruan DailyMail.

Stacey, e cila u zbulua nga Simon në The X Factor në vitin 2009, iu bashkua Amanda Holden, Alesha Dixon dhe KSI.
Simon u rikthye në audicionet e shfaqjes të shtunën në teatrin Hippodrome në Birmingham, me një shenjë të kuqe në ballë që dukej e dhimbshme.
Në një video të shkurtër në Instagram, ai iu drejtua fansave: “Jam Simon, jam gjallë dhe jam në Birmingham, dua vetëm t’ju falënderoj për të gjitha mesazhet tuaja për shërim të shpejtë”.

Ndërsa ai nuk zbuloi vetë se çfarë i ndodhi, një burim pranë Simonit tregoi për The Sun se manjati kishte pësuar një goditje aksidentale në kokë, e cila shkaktoi dhimbje koke dhe migrenë të fortë. Burimi shtoi se Simon tani ndihet mirë dhe po kënaqet duke u rikthyer në vendin e gjyqtarit.
Ky nuk është hera e parë që Simon ballafaqohet me probleme shëndetësore serioze. Në vitin 2020, ai pësoi një aksident të rrezikshëm me biçikletën e tij elektrike pranë shtëpisë në Malibu, që kërkoi ndërhyrje kirurgjikale për vendosjen e një shufre metalike në shpinë.

Kirurgu fillimisht kishte frikë se aksidenti mund të sillte paralizë, por Simon është rikuperuar plotësisht dhe tashmë ndjek një rutinë të rreptë ushtrimesh dhe gjumi. Ai ka humbur mbi 9 kg dhe tregon se është më në formë se më parë.
Simoni ka treguar se regjimi i tij përfshin ushtrime në shtëpi dhe në zyrë, duke filluar ditën me 100 pompa para se të nisej për punë, për të ruajtur formën dhe energjinë gjatë ditës së gjatë të xhirimeve. /Telegrafi/




























































