LAJMI I FUNDIT:

Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Përfaqësuesi i Listës Serbe dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, pas publikimit të komunikimeve të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiqin, ka konfirmuar bashkëpunimin mes tyre.

Sipas Simiqit, kryekrimineli Radoiçiq i kishte dhënë udhëzime për të mbështetur disa nisma ligjore të kërkuara nga Kusari-Lila, përfshirë ligjin për pagën minimale dhe emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne si grup parlamentar kemi votuar pro ligjit për pagën minimale dhe kemi mbështetur emërimin e gjyqtarëve me udhëzim nga Radoiçiq, të cilat na i kërkoi Mimoza Kusari-Lila”, ka deklaruar Simiq, duke shtuar se komunikimet mes tij dhe shefes së deputetëve të VV-së kanë vazhduar edhe pas qershorit.


Kusari-Lila pas publikimit të përgjimeve, ka theksuar se kishte nxjerrë nga zyra Simiqin, por ky i fundit e ka mohuar këtë.

“Sa i përket pyetjeve tuaja, unë kam dhënë përgjigjet në njoftimin tim që ia kam dërguar mediave për herë të parë kur doli në publik aferën ‘Zdravo’ në Kosovë. Ajo që mund të shtoj është se Mimoza Kusari nuk më ka nxjerrë kurrë nga zyra e saj, as atëherë në muajin qershor, dhe unë kam prova se kemi qenë në kontakt edhe pas kësaj. Sa i përket kërkesave që kemi pasur, dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, z. Radoiçiq i tha Mimozës që t’ia përcjellë shefit të saj, më mirë është të kontaktoni atë, ndoshta ndonjëherë do të jeni në pozita ta merrni një përgjigje për këtë pyetje, ose do ta merrni nga ai”.

“Unë e di se si grup parlamentar kishim udhëzim dhe miratim nga Radoiçiq për të mbështetur ligjin për pagën minimale, që ne si grup parlamentar e bëmë dhe votuam PRO ligjit për pagën minimale në muajin qershor, dhe kishim udhëzim nga Radoiçiq që të mbështesim zgjedhjen e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese që na e kërkoi Mimoza”, thuhet në deklarimin e Simiqit, për “Debat Plus” të RTV Dukagjini. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori