Diego Simeone preferon që Atletico Madridi të ketë më pak shanse, por në ato që ka të jetë vendimtar.

Tekniku argjentinas u shpreh i lumtur pas paraqitjes në fitoren 1-0 ndaj Real Betisit në La Lig.


"Kemi dëshirë të luajmë si në Londër dhe ndaj Real Madridit", ka thënë Simeone pas ndeshjes.

“Ndeshja na bëri që të riorganizojmë vetën. Betisi na bëri që të kalojmë në tre sisteme loje në mënyrë që të ndjehemi komod në fushë".

“E mira është se kemi shumëllojshmëri taktikash dhe nga aty shfaqet forca jonë në fazën mbrojtëse".

“Sot kishim pak raste, por ishim më shumë vendimtar. Për mua, është stil i mirë i lojë dhe rezultat i mirë", ka shtuar argjentinasi.

Ndeshja e ardhshme e Atleticos është ndaj Alaves.

Aktualisht klubi nga Madridi renditet në vendin e tretë me 33 pikë, një pikë më pas se Valencia dhe gjashtë se Barcelona që prinë në La Liga. /Telegrafi/

telegrafi sport app