Thomas Lemar erdhi me shumë bujë te Atletico Madridi gjatë verës së 2018, klubi spanjoll e bleu nga Monaco për 60 milionë euro, por deri më francezi nuk i ka përmbushur pritshmëritë.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka kërkuar durim nga të gjithë pasi po bëhet fjalë për një lojtar të rëndësishëm për skuadrën.


"Thomas Lemar? Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Simeone.

Thomas Lemari (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

"Ai kishte ndeshjen e tij më të mirë ndaj Sevillas dhe kështu vendosëm ta zëvendësojmë, por paraqitja e tij po përmirësohet ndeshje pas ndeshje".

"Ai është lojtari për të cilin duhet të tregojmë durim pasi ka aftësi të jashtëzakonshme dhe ky është një proces i adaptimit për atë, ai është shumë i rëndësishëm për ne".

"Jam i bindur se në Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, ne do të gjejmë Lemarin që kemi nevojë", ka shtuar Simeone.

Lemar në 15 paraqitje në La Liga ka arritur të shënojë vetëm dy gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app