Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka këmbëngulur se eleminimi nga Liga e Kampionëve nuk është fundi i epokës, por një fillim i ri.

Atletico u eleminua nga faza e grupeve për herë të parë nën dretjimin e Simeones kur të martën barazoi me Chelsean në Stamford Bridgen dhe Roma mposhti Qarabagun në shtëpi.


DiegoSimeone

"Dhemb pa dyshim sepse futbolli di të jetë i mrekullueshëm".

"Ne jemi eleminuar pasi morëm më shumë pikë ndaj top ekipit se sa ndaj ekipit të fundit në tabelë. Nuk do të kërkojmë arsyetime, por do të marrim përgjegjësi".

DiegoSimeoneClubAtleticodeMadridvGranadadEoPeQDM5W0x

"Ndeshja ndaj Qarabagut ku qëlluam portën 10 herë pa shënuar, është vështirë për t'u sqaruar".

"Fundi i një epoke? Jo, është e kundërta, kjo ka hapur një sfidë të re për entuziazmin tonë që të vazhdojmë luftën. Gjithçka e keqe është e mirë për ne", u shpreh Simeone.

Atletico barazoi dy herë me Qarabagun dhe kjo i ka bërë më së shumti dëm klubit spanjoll. /Telegrafi/

telegrafi sport app