LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Atletico ose Milani, kushdo që e meriton do të kualifikohet

Simeone: Atletico ose Milani, kushdo që e meriton do të kualifikohet

Diego Simeone mbetet ‘i sigurt’ se Atletico Madrid mund të vazhdojë tutje në raundit tjetër të Ligës së Kampionëve edhe pas humbjes në shtëpi ndaj Milanit.

Junior Messias erdhi nga bankina për të vendosur ndeshjen me një goditje me kokë për golin e fitores 1-0 në Wanda Metropolitano.

“Nuk jam dakord që ishte një paraqitje e keqe dhe nuk kam asgjë për të qortuar skuadrën”, këmbënguli fillimisht Simeone në konferencën pas ndeshjes.


Pioli pas fitores ndaj Atleticos: Milani luajti me cilësi, guxim dhe pjekuri
Lexo po ashtu Pioli pas fitores ndaj Atleticos: Milani luajti me cilësi, guxim dhe pjekuri

“Të dyja skuadrat u përpoqën të sulmonin në pjesën e parë, ne dolëm mirë në mbrojtje dhe në sulm nuk bënim gjithmonë zgjedhjet e duhura, por e njëjta gjë vlen edhe për Milanin”.

“Ne patëm një shans të madh për të barazuar me Matheus Cunha, i cili doli jashtë kuadratit”.

Nëse Milani mund Liverpoolin tashmë të kualifikuar, atëherë Atletico rrezikon të eliminohet nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve.

Çfarë i duhet Milanit për t'u kualifikuar në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Kampionëve – nga fitoret dhe golat deri te ndeshjet e ndërsjella e kartonët
Lexo po ashtu Çfarë i duhet Milanit për t'u kualifikuar në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Kampionëve – nga fitoret dhe golat deri te ndeshjet e ndërsjella e kartonët

“Ne kemi pasur sezone më të ashpra, ndaj vazhdoj të jem optimist dhe i sigurt. Nuk mund të ikësh me asgjë në Ligën e Kampionëve, ne kemi ende çdo mundësi për t’u kualifikuar. Kush e meriton do kalojë”.

“Unë jam optimist si kurrë më parë. Jemi gjallë dhe shkelmojmë”, përfundoi trajneri i Atleticos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori