Kjo kërkesë më befasoi krejtësisht dhe shkundi të gjitha siguritë e mia në çastin që e dëgjova. Po jua tregoj se si dhe çfarë ndodhi. Të shtunave paradite, ngaqë nuk ka priftërinj për të mbuluar të gjitha zonat në Mirditë, marr makinën e shkoj vetë në disa fshatra për të kremtuar meshën. I kisha dhënë fjalën një familjeje se, pas meshës, do ta vizitoja. Donin të bekonin shtëpinë, pasi u kishte lindur një djalë vetëm para një jave. Sapo mbarova meshën, u nisa e shkova te shtëpia e Sandrit. Nuk mund ta përshkruaj se çfarë gjeta atje. Ishin 13 pjesëtarë brenda një shtëpie të ulët me vetëm tri dhoma e një si punë mjedisi të përbashkët të pashtruar, me një sobë drush, që ngrohte sadopak shtëpinë. U ulëm aty e më sollën fëmijën e vogël të sapolindur. Një mrekulli. Në një krevat afër sobës rrinte e shtrirë edhe gjyshja e shtëpisë, e sëmurë, e cila ishte rreth 90 vjeçe. Na nxorën llokume dhe pak kokakola.
Filluam të bisedonim dhe ndërkohë, gati si vjedhurazi, duke dashur të mos bija në sy, hidhja shikimin rreth e rrotull në atë shtëpi që nuk ngjasonte fare as me banesat më të varfra, që kisha parë në kohën e komunizmit. Nga bashkëbisedimi doli se në atë shtëpi banonin katër persona të sëmurë me paaftësi të ndryshme. E gjithë familja jetonte vetëm me 27 mijë lekë në muaj, edhe këto ishin lekë kempi ose ndonjë lloj asistence sociale. Por ende nuk jemi aty ku dua të dal. Bëmë një lutje të gjithë bashkë dhe kësaj here u thashë fëmijëve aty, që ta bënin edhe ata lutjen.
Dy vajza të vogla të familjes u lutën duke thënë se donin të luteshin për mamin, babin dhe vëllain. Kur pyeta vëllain e tyre 9 vjeç se për çfarë donte të lutej, ai m’u përgjigj: “Jam dakord me lutjen e motrave të mia”. Qeshën të gjithë me këtë përgjigje të bukur. Ndërsa po përfundonim vizitën, një nga burrat e shtëpisë, Sandri, më tha: “Shiko padre, është dikush, këtu afër nesh, më keq se ne. Jeton i vetmuar, nuk ka asnjeri, është i vjetër dhe këto ditë i kanë hequr edhe ndihmën ekonomike”. “Sa i vjetër është?”- e pyeta. “Pak më shumë se 60 vjeç”. “A mund të quhet i vjetër një njeri te të gjashtëdhjetat?” – mendova.
“Po, – i thashë, – do të shkojmë ta shohim”. Teksa largoheshim, e zonja e shtëpisë më zgjati disa vezë dhe një monedhë për bekimin e shtëpisë, ndërsa Sandri na priu drejt kullës së Zefit. Kështu quhej “plaku” gjashtëdhjetëvjeçar. Shkuam në këmbë, pasi ishte afër e gjithashtu makina nuk shkonte deri atje, gjithsesi. Kur arritëm në oborr, Sandri thirri me të madhe:
“O Zef!” Ai kishte ndezur radion e po dëgjonte diçka. E uli zërin dhe ne ndërkohë kishim hyrë, pasi dera ishte e hapur. Nuk kishte asgjë brenda. Në një oxhak të një stili të vjetër kullash digjeshin disa shkopinj. Më tregoi një stol për t’u ulur, por ishte vetëm një e ne ishim pak më shumë. Nuk u ula, por fillova të bisedoja menjëherë me atë e ta pyesja si ndihej. Zefi ishte një burrë ashtu si ma kishte përshkruar Sandri.
Dukej i vjetër, ishte i parruar dhe paksa i kërrusur e jo shumë i gjatë. U prezantova. “Të njoh, – më tha – të kam ndjekur në televizion, kur ke dalë nëpër emisione. E di edhe nga je”. Po u vija mendjen me kujdes fjalëve që thoshte dhe mënyrës se si fliste. Në një çast përdori një fjalë që më ngacmoi. Nuk e mbaj mend në çfarë konteksti, por përdori fjalët: “kriter determinant”. E pyeta menjëherë nëse kishte mbaruar shkollën. “Po, – tha – kam mbaruar të mesmen në Tiranë, por kur ndoshta ti ende nuk kishe lindur”. Dhe qeshi. “A merresh me lexime? – i thashë.
“Po, – m’u përgjigj menjëherë – Kam lexuar dhe lexoj shumë sapo më bien libra në dorë”. E nisi të më tregonte disa gjëra nga jeta e tij dhe se si një ndër autorët që i kishte pëlqyer më së shumti ishte Primo Levi. E dëgjoja me vëmendje. Ndërkohë, një nga murgeshat që ishte me mua e pyeti nëse merrte ilaçe. Ngaqë ajo është infermiere dhe punon në spital, ka instinktin e menjëhershëm kur sheh përballë dikë që ka nevojë për shërbime mjekësore.
Merrte ilaçe për tensionin, por ngaqë tani nuk përfitonte më as ndihmën ekonomike, e kishte të vështirë t’i blinte të gjitha, pavarësisht rimbursimit. E ndërsa motra po interesohej për ilaçet dhe mënyrën se si do t’ia sillte, nëpërmjet dikujt nga fshati, që vinte në Rrëshen herë pas here, unë po vrisja mendjen se çfarë mund të bëja për atë.
“Ndoshta duhet ta bëj publik rastin, – mendova me vete – të bëj një video, ta hedh në FB, të kërkoj ndihmë ekonomike për atë dhe për familjen tjetër. Apo më mirë ndoshta të shkruaj një artikull e të kritikoj qeverinë që i ka hequr ndihmën ekonomike”. Këto kohët e fundit po kritikojmë të gjithë, por askush nuk e ka mendjen e askush nuk dëgjon, sepse kritika ka pësuar inflacion. Edhe kjo kritika na ka lodhur. Por ka edhe diçka tjetër: asnjëherë nuk duhen bërë hesapet pa hanxhiun. Unë po bëja hesape me varfërinë e tij e po përcaktoja në mendjen time se çfarë nevojash kishte, por pa e pyetur se çfarë mendonte ai për veten.
Atëherë iu ktheva Zefit dhe e pyeta: “Zef, më vjen keq për gjendjen në të cilën ndodhesh. Çfarë mund të bëj për ty?”. Me shumë qetësi dhe me një zë paksa të ndrojtur më tha: “Më sill një libër të Primo Levit, padre. Atë me titull “A është vallë njeri?”. Shtanga dhe nuk fola më. Vërtet, llogaritë i kisha bërë gabim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët