Siljanovska Davkova mori pjesë në shfaqjen e Operës dhe Baletit Kombëtar të Maqedonisë në Sofje

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë në Sofje mori pjesë në shfaqjen e Operës dhe Baletit Kombëtar të Maqedonisë, që në Operën dhe Baletin e Sofjes performoi opera “Nabuko” nga Zhuzepe Verdi.
Në shfaqjen e artistëve të Maqedonisë, me të cilën u hap sezoni operistik në Sofje, morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mutsunski dhe Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, të cilët janë pjesë e delegacionit të Maqedonisë, njoftoi kabineti i presidentes.
Siljanovska Davkova paraprakisht pati një takim me homologun e saj bullgar Rumen Radev, pas së cilës vlerësoi se me vullnet të mirë, respekt dhe mirëkuptim reciprok mund të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura mes Shkupit dhe Sofjes. Kreu i shtetit bullgar, nga ana tjetër, pret që dëshira e shprehur për dialog dhe mirëkuptim nga Siljanovska Davkova të bëhet politikë konsistente e Qeverisë së Shkupit dhe pohon se Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut.
“Jam e bindur se biseda e zhvilluar në një atmosferë debatuese dhe të këndshme do të japë frytet e saj. Nuk mund të them se do të ndodhë nesër, por është e rëndësishme që të filloni. Edhe një herë u tregua se kur të uleni dhe të bisedoni të udhëhequr nga vullneti i mirë bona fide dhe jo nga mala fide, do të bëni një hap të madh drejt gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta të rëndësishme. Nuk jam rastësisht këtu, kam ardhur për të biseduar, dhe sigurisht tani pres që presidenti Radev të vijë në Shkup. Mendoj se nëse dëgjojmë njëri-tjetrin, nëse respektojmë njëri-tjetrin, nëse kemi vullnet për t’u kuptuar, atëherë zgjidhja është e arritshme”, tha presidentja Siljanovska Davkova, pas takimit të parë me Radevin.
E pyetur se për çfarë janë marrë vesh me Radevin, ajo ka theksuar se janë bashkuar rreth integrimeve evropiane, kritereve të Kopenhagës, qasjes rajonale për zgjidhjen e problemeve. Për çështjen rreth përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë konkretisht nuk është diskutuar në takimin me Radevin, ndërsa në lidhje me qëndrimin e saj për ndryshimin e Kushtetutës, Siljanovska Davkova tha se vendimet për këto çështje i marrin deputetët në Parlament dhe nuk varen nga qëndrimet e individëve.
Radev përmes një komunikate theksoi se “Bullgaria pret që dëshira e shprehur për dialog dhe mirëkuptim nga presidentja Gordana Siljanovska të bëhet politikë konsistente e Qeverisë së Republikës së Maqedonia së Veriut”. Radev theksoi se dialogu në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve duhet të jetë aktiv dhe të stimulojë punën e qeverive, bizneseve, si dhe shkëmbimet bilaterale në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.
“Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me RMV-në dhe pret që ajo jo vetëm të ndihmojë në afrimin dypalësh kulturor dhe bashkëpunimin ekonomik, por edhe të arrijë përmes saj zgjidhjen e çështjeve të hapura në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ato duhet të vendosen në bazë të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit, protokolleve të nënshkruara në të dhe Konkluzioneve të Këshillit Evropian nga vera e vitit 2022, të miratuara unanimisht nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe me pëlqimin e RMV-së. Kjo është një mënyrë për të hapur procesin e negociatave për integrim të plotë evropian të RMV-së në interes të të rinjve në vend, dhe kjo do të jetë një shenjë pozitive për të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidentit bullgar Rumen Radev.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ljutkov: Kemi pesë kandidatë për drejtor të Filarmonisë, do të zgjedhet ai i cili i plotëson të gjitha kushtet

Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me Kurtin

Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës