Firmat më të mëdha të teknologjisë amerikane të njohura si “Silicon Six” janë akuzuar për fryrjen e deklaruar të tatimeve të tyre me gati 100 miliardë dollarë (70 miliardë funte) gjatë dekadës së fundit, raporton The Guardian.
Ndërsa Kancelari Rishi Sunak u bëri thirrje liderëve botërorë që të mbështesin një taksë të re të teknologjisë përpara takimit të nivelit të lartë të G7 në Mbretërinë e Bashkuar të javës së ardhshme.
Lidhur me pagesën më të ulët të tatime, një raport nga grupi i fushatës Fair Tax Foundation, veçoi kompanitë si Amazon, Facebook, pronarin e Google, Alphabet, Netflix, Apple dhe Microsoft.
Ajo tha se ata paguan 96 miliardë dollarë më pak tatime midis viteve 2011 dhe 2020 krahasuar me shifrat imagjinare të tatimit që ata citonin në raportet e tyre vjetore financiare.
Të gjashtë firmat e listuara dorëzuan 149 miliardë dollarë më pak tek autoritetet globale të tatimeve sesa do të duhej, nëse ato do të kishin tarifat e paguara atje ku operonin, tha Fondacioni FairTax.
Në përgjithësi, ata paguan 219 miliardë dollarë në tatimin mbi të ardhurat gjatë dekadës së kaluar, 3.6% të të ardhurave të tyre totale prej më shumë se 6 trilionë dollarëve.
Tatimet e të ardhurave paguhet për fitimet, por studiuesit thanë se kompanitë e grupit të Silicon Six qëllimisht zhvendosin të ardhurat e tyre në vende me juridiksion dhe tatime të ulëta për të paguar më pak.
Kancelari Rishi Sunak ka thënë se ai dëshiron që administrata e Presidentit Joe Biden të nënshkruajë në një marrëveshje të tatimeve teknologjike në të njëjtën kohë. “Kompanitë e lartcekura nuk po paguajnë tatimet e duhur në vendet e duhura”, tha ai për Mail on Sunday. “Kjo nuk është e drejtë dhe kjo është diçka që unë dua të rregulloj.”