“Imagjinoni sikur Donald Trump të ketë në dorë, jo vetëm llogarinë e tij të Tëitter kur ai është me nerva, por edhe gjithë arsenalin Amerikan…. Ky është njëri nga ata persona që nuk duhet të ketë kurrë në dorë kodet e armëve nukleare…”
Këto ishin pak nga shumë akuzat që Hillary Clinton lëshoi në mbrëmjen e së enjtes kundër kandidatit republikan për President Donald Trump. Akuza për të cilat më pas miliarderi u përgjigj se i kishte ardhur shumë keq kur i kishte dëgjuar.
“E pashë Hillaryn dhe ishte aq patetike. Ishte shumë trishtuese ta shihje ashtu”- ishte replika e Trump, i cili më pas kishte thënë se fjalimi i Clinton ishte politik dhe nuk kishte të bënte fare me qëndrimin e tij për politikën e jashtme.
Por ka shumë persona, që idetë që ka hedhur Trump për politikën e jashtme i kanë marrë seriozisht dhe i kanë analizuar, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në rrjedhojat që ato do të çonin.
Ian Bremmer, politolog i specializuar në politikën e jashtme si dhe drejtuesi i një firme që studion pikërisht riskun politik, ka bërë një panoramë… se çfarë mund të ndodhë me politikën e jashtme të SHBA-ve nëse Trump bëhet President.
Bremmer e thotë që të fillim të shkrimit të tij në revistën e Politico se Trump nuk duket të ketë ndonjë ideologji të caktuar, është një strategjist i dobët dhe një biznesmen ‘tipik’.
Një rrufe në qiell të hapur
Me Donald Trump, një politikë e jashtme koherente dhe e qartë, është diçka që më shumë do të mbetet për tu ëndërruar, gjë që sipas Bremmer do të sjellë probleme dhe risqe të mëdha për Amerikën.
Risku më i madh që sheh ky studiues është mënyra sesi ‘Presidenti’ Trump do të përballet me krizat që do i dalin përpara, qofshin këto me Rusinë, Kinën, ISIS, Korenë e Veriut etj.
E deri më Tani, Trump ka treguar se është më shumë një ‘rrufe në qiell të hapur’ sesa një individ që planifikon dhe bën strategji, njëra ndër shtyllat kryesore të diplomacisë.
Dollari
Dollari amerikan mbetet monedha më e besuar në botë. Valuta amerikane është gjithashtu dhe paraja kryesore e këmbimit nëpër shumicën e bankave qendrore nëpër botë, duke i dhënë kështu SHBA-ve njërën ndër avantazhet që e bëjnë atë superfuqinë më të madhe në glob.
Por, shkruan Bremmer, një politikë e jashtme e pamenduar dhe me luhatje, njësoj si deklaratat e Trump, do të sillnin destabilizimin e monedhës dhe rënien e besimit të bankave përkundrejt kësaj.
Pavarësisht se kërkesa për dollarin mbetet ende e lartë (kjo për shkak të problemeve që kanë valutat e tjera, e sidomos euro), Në rast të zgjedhjes së Trump në krye të shtetit, procesi për të zëvendësuar dollarin thjesht dhe vetëm do të akselerohej.
Aleatët dhe institucionet
Në botën e sotme, nevoja për aleatë është shumë e madhe… por Trump si President paraqet riskun e madh të humbjes së atyre që tashmë janë aleatë të SHBA-ve.
Deklaratat e tij se NATO është një organizatë me një tufë shtetesh që nuk paguajnë aq sa duhet për të, ka mërzitur jo pak aleatë.
Qëndrimet e tij se nëse ai zgjidhet do ti vërë tarifa Meksikës dhe Japonisë, gjithashtu kanë lënë të pakënaqur mjaft qytetarë të këtyre shteteve, për të mos folur për largimin e emigrantëve e muslimanëve apo murin e madh për të bllokuar meksikanët etj.
Kjo do të sillte një krisje të fortë me shtetet e lindjes së mesme, të cilat janë esenciale në luftën e përditshme kundër terrorizmit.
Marrëdhënia shekullore që ka SHBA-ja me Anglinë nuk do të jetë dhe aq “speciale”, pas kundërshtisë që ka shfaqur Cameron ndaj Trump për largimin e myslimanëve (duke e quajtur idiote).
Trump gjithashtu ka deklaruar se “nuk do të ketë një marrëdhënie shumë të mirë” me kryeministrin e Britanisë.
Pa harruar këtu “sfidën” e Trump për kryebashkiakun musliman të Londrës…
Terrorizmi
Lufta ndaj terrorizmit do të kthehet nga një çështje e mprehtë në një shpatë për SHBA-në, lë të kuptojë në shkrimin e tij Bremmer.
Kjo pasi pozicioni i qartë kundër muslimanëve i Trump do të sjellë një reagim të terrorizmit drejt brigjeve të tokës amerikane.
Bremmer shkruan se linjat amerikane të avionëve do të jenë targeti i ri i sulmeve kamikaze, duke sjellë kështu një rritje të madhe të frikës dhe pasigurisë në të gjithë kontinentin.
Tregtia
Sjellja e Trump mund t’i kushtojë rëndë ekonomikisht vendit, pasi me qëndrimet e tij armiqësore, Presidenti i Amerikës mund të çojë ata që sot janë partnerë në biznes me SHBA-në, drejt shteteve të tjera e deri tek kundërshtarët ekonomikë të superfuqisë. Idetë e tij për të vënë një kontroll më të fortë financiar në tregtinë e SHBA-së me Meksikën, Japoninë dhe Kinën, në të paktën do të sillnin një luftë ekonomike, duke sjellë kështu një dëm ekonomik dhe financiar për të dyja anët. /javanews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur
Netanyahu i Izraelit kritikon ‘skenat tronditëse’ gjatë lirimit të pengjeve
E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Burri zbulon ‘fjalët e fundit rrëqethëse’ të gruas që gjendej në aeroplanin që u përplas me një helikopter në Uashington
Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington
Përplasja aeroplan-helikopter në Uashington - mbi 30 trupa të nxjerrë nga lumi, zyrtarët “nuk presin të ketë të mbijetuar”
Humb ekuilibrin derisa po bënte foto në Bansko të Bullgarisë – bie për vdekje nga 600 metra lartësi turisti irlandez
E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale