Sikletet me tretjen: Kjo mënyrë mund të largojë lëndët toksike dhe t’ju zgjidhi çdo problem

Në kohët e sotme është pothuajse e pamundur që të mos përthithni një sasi metalesh të rënda toksike, si: merkuri, alumini, bakri, kadmiumi, nikeli dhe plumbi
Këto metale akumulohen shpesh në mëlçi, fshikëzën e tëmthit dhe/ose në zorrë.
Meqenëse këto metale janë më të rënda se uji që ndodhet në sistemin tretës dhe gjak, ato precipitojnë, njësoj si copëzat e arit në fund të shtratit të lumit.
Metalet e rënda toksike bëhen të rrezikshme nëse fillojnë të oksidohen. Ato pësojnë ndryshime dhe dëmtojnë të gjitha qelizat fqinje.
Megjithatë, problemi më i madh është se shërbejnë si ushqim kryesor për bakteret e këqija, viruset, kërpudhat, parazitët dhe krimbat.
Kjo do të thotë se këto metale tërheqin dhe shërbejnë si terren ushqyes për streptokokun A dhe B, E-coli-n, C. difficile-n, H.pylori-n dhe viruset.
Kur këta agjentë patogjenë konsumojnë metalet e rënda toksike, çlirojnë një gaz neurotoksik që lidhet me amoniakun dhe kalon barrierën intestinale.
Me fjalë të tjera, përshkueshmëria e amoniakut ka gjetur një shok, që është kontaminimi nga metalet e rënda. Përshkueshmëria e amoniakut bën të mundur që gazi toksik të përshkojë muret intestinale.
Megjithatë, mos i ngatërroni mykotoksinat (toksinat kërpudhore) me përshkueshmërinë.
Agjentët patogjenë krijojnë neurotoksina kur ushqehen me metale të rënda, dhe këto neurotoksina janë shumë të ndryshme nga mykotoksinat. Këto të fundit nuk mund të krijojnë shumë nga simptomat që krijojnë neurotoksinat. Ato kanë tendencë që të qëndrojnë në traktin intestinal dhe të eliminohen me anë të defekimit.
Në vitet në vazhdim do të dëgjoni të flitet gjithnjë e më shumë për mykotoksinat, shkruan Living. Por mos harroni: ato nuk janë fajtore për sëmundjet autoimune.
Sapo sistemohen, patogjenët që përmendëm më sipër, fillojnë të shkaktojnë inflamacion në zorrë, për shembull, duke pushtuar muret e zorrës së hollë ose të trashë.
Ata do të çlirojnë helme në zorrë në mënyrë direkte nga neurotoksinat dhe në mënyrë indirekte nga mbetjet toksike.
Te shumica e njerëzve, kështu zhvillohen sëmundjet dhe sindromat si ajo e zorrës së irrituar, krohnit (inflamacion i traktit gastrointestinal) dhe koliti (inflamacion i zorrës së trashë, i cili është zakonisht një infeksion kronik i shkaktuar nga virusi i herpesit dhe bakteri streptokok).
Në mikroskop, këto nënprodukte të mbetjeve virale shpesh ngjasojnë me parazitët. Kjo bën që rezultatet e analizave të feceve të dalin gabim dhe rrjedhimisht e tillë do të jetë edhe diagnoza e vendosur. Ky është një konfuzion që ndodh sot, për sa u përket sëmundjeve të sistemit tretës.
Metalet e rënda mund të shkaktojnë probleme, të cilat, nëse nuk trajtohen siç duhet, është e pamundur t’i heqësh qafe.
Nëse keni probleme me zorrët ose vështirësi kronike me tretjen, këshillohet që të merrni parasysh faktin që metalet e rënda luajnë një rol të rëndësishëm në problem, prandaj ndërmerrni hapat e duhur për t’i larguar nga organizmi.
Ja disa mënyra për të larguar metalet e rënda toksike nga trakti intestinal:
• selinoja: hani gjysmë tasi në ditë në formën e sallatës ose majdanozi: hani çerek tasi në ditë në formën e sallatës ose smoothie;
• zeoliti: blijeni këtë baltë të mineralizuar në formë të lëngët;
• spirulina: (preferohet ajo e Havait) nëse është në formë pluhuri (që është edhe më e mirë për largimin e metaleve nga zorrët), përzieni një lugë çaji në ujë ose smuthi çdo ditë;
• hudhra: hani dy thelpinj të freskët çdo ditë.
• sherbela: hani dy lugë gjelle në ditë;
• L-glutamina: nëse është në formë pluhuri (që është edhe më e mira për largimin e metaleve nga zorrët), përzieni një lugë çaji në ujë ose smuthi çdo ditë;
• gjethet e dellit: ziejini dhe pini nga një filxhan çaj në ditë;
• tërfili i kuq: përgatisni një çaj me dy lugë gjelle nga lulet e çelura të kësaj bime dhe pini dy filxhanë në ditë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës