Mos jeto në ëndërr, kupto se as vendi i punës, as shteti nuk janë fajtorë për pleqërinë tënde, për skamjen tënde, për shëndetin tënd
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Shumica e popullatës në Kosovë shkojnë në pension të varur nga pensioni. Fat i mirë është se te popullata jonë ekziston solidarizimi, por megjithatë mundësitë janë duke u shterur.
Fëmijët kujdesen për prindërit por edhe ata i kanë problemet e veta, ashtu që shkojnë në pension pa mbrojtje sociale, pa mbrojtje shëndetësore, pa kursime.
Tërë jetën ke punuar për familjen, për fëmijët, nuk ke menduar për pleqëri, tërë jetën ke qenë në shërbim të të tjerëve. Tërë jetën punojmë, me fitimin tonë ne arrijmë të sigurojmë, ushqim, veshmbathje, shkollim, arsimim vetes dhe familjes.
Na duket se tërë jetën fitojmë para, por kur vjen pleqëria shohim se ku është statusi ynë final. Thuaj vetes, ku shkuan gjithë këto vite, ku shkuan paratë, ku shkoi shëndeti?
Tash kur të gjitha janë shterur, ju jeni person pa mbrojtje sociale, pa mbrojtje shëndetësore, pa pension, pa përkujdesje, vetëm nga familjarët dikush të solidarizohet dhe të shprehë gatishmërinë për një kujdes.
Prandaj, mos humbni kohë, mendoni për vete, mos shpresoni se kontributet tuaja që i merr shteti, do t’ju sigurojnë pensione dhe kujdes.
Ju tash duhet të jeni të lumtur se e keni kuptuar mesazhin, idenë, porosinë se si duhet të veproni, të mendoni seriozisht për vete, për ditë të vështira të pleqërisë.
Që prej sot, prej këtij muaji fillo të kursesh për vete, që nesër të mos bëhesh barrë e askujt, që nesër të mos jesh para, pa kursim.
Paraja është katalizator që tregon se ti je i vlefshëm, paraja të garanton kujdesin e arsyeshëm për nevojat vitale për ju, për veten tuaj, për shëndetin tuaj. Në pleqëri të jesh zotëri, është kënaqësi e madhe, e jo si shumi ca e të moshuarve që janë barrë e familjes dhe e shoqërisë. Shikojnë se kush do t’u ndihmojë.
Që të jesh zotëri, ti duhet të paguash për kujdesin tënd. Për të qenë zotëri, ti duhet të kesh para t’u paguash shokëve miqve, ti vlen aq sa ke para. Për këtë arsye sa më parë vendosni të kurseni për pleqëri, sepse pleqëria vjen shumë shpejt.
Keni kujdes për veten, për familjen. Fëmija nuk të kujton kur i bëhesh barrë, fëmijëve iu kujtohen prindërit vetëm atëherë kur kanë nevojë për para edhe kur janë të sëmurë, kur ankohet nga dhimbjet edhe përsërisin pa ndërprerë, oh nënë!
Pleqëria njëlloj si lindja është proces i cili, si ka filluar, ashtu edhe do të mbarojë, do të thotë se pa dëshirën tonë jemi në këtë botë, dhe pa dëshirën tonë do të shkojmë nga kjo botë. Jeta është e lumtur për ata që dinë ta shfrytëzojnë, ndërsa shumë e egër për ata që nuk dinë.
Pavarësisht nga mosha, vendosni të bëni hapin e parë. Vazhdoni nga ky çast të mendoni për pleqëri. Kurrë nuk është vonë. E kaluara është e kaluar, ajo nuk kthehet, për atë edhe është e kaluar. Ju vazhdoni aty ku jeni, ku gjendeni ku është pozita e juaj.
Të vetmen mundësi që keni, shfrytëzojeni. Nga ky çast merrni fatin në duart tuaja, bëni diçka për ditë më të vështira të jetës suaj, për ditë të pleqërisë. Në fillim është rëndë të bësh rregull, të jesh i disiplinuar për të ardhmen tënde nuk është lehtë.
Nuk ka pasuri brenda natës. Nga përvoja e di se të pasurit që kanë traditë, kanë trashëguar pasuri, kanë arritur ta shtojnë pasurinë e vet, kapitalin. Starti ua garanton suksesin financiar. Por e di gjithashtu se i pasuri punon ditë e natë, analizon, rrezikon, prandaj edhe është i pasur.
Suksesi financiar është proces i cili do t’ju pasurojë për të ardhmen tuaj, të mos jeni barrë. Ju doni të pasuroheni për kohërat më të vështira, ju do të jeni gati t’i ndihmoni familjes, por së pari duhet t’i ndihmoni vetvetes.
Kur ti je i pasur, familjarët nuk ju shikojnë si barrë. Ju jeni i pasur, ata kanë nevojë për paratë tuaja, ju jeni fitues. Fitues, sepse keni kursyer. Ti ke nevojë për shërbim për kujdes, dhe për shërbimin që ta ofrojnë, ke para të paguash, ndërsa ata kanë nevojë për ty, për paratë e tua dhe nuk do t’iu bëhesh barrë atyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Lagështia në shtëpi mund të shkaktojë probleme shëndetësore, mësoni si ta parandaloni atë
Koha që i duhet një personi të shenjës së Dashit të dashurohet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës