LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina paralajmëron ndryshime të mëdha

Sigal Prishtina paralajmëron ndryshime të mëdha

Te Sigal Prishtina janë të vendosur që të ndjekin synimin për kualifikim në raundin e dytë të FIBA Europe Cup.

Por në klubin e kaltër nuk janë të bindur se grupi aktual i lojtarëve e trajnerëve mund të arrijë këtë synim. Për këtë arsye janë paralajmëruar ndryshime të shpejta. Ndryshimet pritet të nisin me lojtarë, por ka gjasë që të vazhdojnë me shtabin teknik.

FIBA Europe Cup po zhvillohet për herë të parë, ndërsa është niveli i tretë i garave evropiane për klube të basketbollit. Për Sigal Prishtinën është po ashtu edicioni i parë i garave evropiane. Prishtina është njoftuar me tri skuadrat kundërshtare të Grupit K të fazës së parë, shkruan sot Koha Ditore.

Në udhëtim është shfaqur shumë dobët. Të martën humbi thellë, 101:84 nga AEK Larnaca në Qipro. Javën e kaluar në Prishtinë e mposhti Astanan e Kazakistanit me rezultatin e ngushtë, 75:73. Ndeshjen e parë e kishte luajtur po ashtu në udhëtim ndaj Energias së Rumanisë dhe kishte humbur thellë, 87:72.


Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori