FIFA të enjten në mbrëmjen gala ka ndarë çmimet e më të mirëve të vitit në futboll, ku sulmuesi polak Robert Lewandowski, fitoi para yjeve si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Gjatë ditës së sotme janë publikuar edhe mënyra se si kanë votuar trajnerët e përfaqësueseve, kapitenët e gazetarët e përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë votim.


Cristiano Ronaldo ka votuar të parin Leon Messin dhe më pas Lewandowskin e Mbappen.

ronaldo juve 1

Megjithatë ylli argjentinas nuk i është përgjigjur me të njëjtën mënyrë, pasi ka zgjedhur Neymarin, Mbappe e Lewandowski në treshet e tij më të mirë.

Messi2709

Fituesi i çmimit “Lojtari i Vitit”, Robert Lewandowski, në cilësinë e kapitenit të Polonisë, nuk ka qenë ‘korrekt’ me votat, pasi maksimumin ia ka dhënë Thiago Alcantaras, ndërsa pikët tjera Neymarin dhe De Bruynes.

1.lewa

Nën anën tjetër kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini ka votuar për Ronaldon, Lewandowskin dhe Sergio Ramos. /Telegrafi/

telegrafi sport app