Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney shtrënguan duart në zyrën e Sir Alex Ferguson në ditën e parë të stërvitjeve te Manchester United  pas Kupës së Botës 2006, ku kishin edhe një zënkë, ka treguar Gary Neville.

Dyshja u përfshinë në një përleshje në Kupën e Botës në Gjermani, ku Rooney u largua nga loja pasi goditi Ricardo Carvalhon, në ndeshjen që Anglia humbi në çerekfinale ndaj Portugalisë.


Ronaldo kishte protestuar te gjyqtari në ndeshje Portugali-Angli, ku Rooney mori pastaj karton të kuq, ndërsa u pa në kamera ku anglezi e shtyu portugezin, pastaj ndërhyn edhe Gary Neville dhe Rio Ferdinand.

Duke folur për Sky Sports, Neville ka treguar se u mbyll ajo zënkë: "Ditën e parë pas trajnimit, unë u thirra në zyrë me Wayne dhe Cristianon nga menaxheri. Ai dëshironte të shihte nëse kishte ndonjë problem, ndonjë hatër mbetje” .

"Ata në të vërtetë ishin miq të mirë, ishin një grup i shoqëruar shumë me Patrice Evra, Rio Ferdinand, Cristiano dhe Wayne që ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin”, ka thënë Neville.

Englands Wayne Rooney pushes Portugals Cristiano Ronaldo as Portugals Ricardo Carvalho lies on th

Ai tregoi se edhe David Beckham ka pasur problem pas Kampionatit Botëror në vitin 1998, pot të gjithë te United ishin mbledhur rreth tij.

"Ishte mëngjesi i parë i para-sezonit. Ata shtrënguan duart. Nuk kishte asnjë problem. Për të qenë i drejtë, Wayne është aq i dijshëm sa ta kuptojë  se në fushë futbolli bëhet për të fituar - ne kishim të njëjtin mentalitet te United”.

960

“Cristiano ishte duke u përpjekur të fitonte për vendin e tij, Wayne nuk duhet të priste asgjë më ndryshe dhe as unë", ka thënë Neville.

Përpjekjet paqeruajtëse të Ferguson u shpërblyen mjaft mirë, pasi United fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin 2006-07. /Telegrafi/

telegrafi sport app