Në mbrëmjen e 6 prillit të vitit 2004 ishte vrarë Shaqir Krasniqi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte kapiten në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Dosja e lëndës tregon se Shaqir Krasniqi i kishte paralajmëruar institucionet se diçka e keqe pritej t’i ndodhte.
Ai kishte dhënë deklaratë në TMK e në UNMIK për planet se dikush po planifikonte ta vriste.
Dosja e vrasjes së tij tregon se ai u qëllua me Kallashnikov derisa po udhëtonte me nënën e tij.
Nëna e Shaqirit, Lushe Krasniqi, ka rrëfyer gjithë ngjarjen, e cila kishte tronditur rajonin e Dukagjinit atë kohë.
Ajo ka thënë se ka qenë me Shaqirin kur i kanë telefonuar dhe e kanë kërcënuar se do ta vrasin.
“Fill mbas lufte ai nuk e dinte, rrinte shlirë, thoshte s’kam tutë prej kurrkujt. ia filloi punës në TMK si kapiten. Dy javë pasi diplomoi, kemi bo banket e kreu akademinë tre muaj ditë, dy javë pasi diplomoi e vranë. M’kallxonte që ka kërcënime në telefon. E thirrshin dhe në telefon ia lëshojshin automatin”, ka thënë Lushe Krasniqi në emisionin “Kallxo Përnime”.
Lushe Krasniqi ka thënë se deklaratat e djalit të saj që i kishte dhënë para se të vritej i ka dërguar në prokurori dhe Polici.
“Shaqiri u vra mbi urë të Bistricës. Unë jam kanë me të, jena dalë para orës 8:00 me shku te një ilake, kem nejtë. Në 8:00 kemi dalë me u kthy në shtëpi, mbi urë të Bistricës na kanë gju. Shaqirin e kanë vra, mua më kanë plagosur”, ka treguar ajo.
Por, sipas saj asnjëherë nuk janë marrë parasysh, as për temën e Shaqirit nuk e kanë lënë askënd që të ndërmarrë diçka.
“Prokurorët dhe gjykatësit janë të korruptuar. Deklaratat e tij i kam bërë fotokopje, dëshmi janë të cilat i kam përkthyer edhe tek avokati, i kam çu gjithkah por këto janë humbë, pos këtyre që i ruaj unë”, ka thënë ajo.
Letrat që po i përmend nëna e Shaqir Krasniqit të vrarë, janë deklaratat e djalit të saj që ai i kishte dhënë para së të vritej.
Në njërën nga këto deklarata ai përmend me emër e mbiemër personin që siç pretendon ai i kishte organizuar prita për ta vrarë.
“Sipas një djaloshi kam mësuar se nga dy persona kam pasur afër 23 prita që m’i kanë organizuar. Unë kam rënë vetëm në katër prita të tyre. Të gjitha këto i kam mësuar mëngjesin e datës 15.12.2000” – kishte deklaruar në UNMIK ndër tjera Shaqir Krasniqi.
Ai kishte vizituar familjen e personit të dyshimtë.
Aty përshkruhet se kishte takuar të atin e tij, të cilit i kishte kërkuar sqarime.
“Kam shkuar në shtëpinë e tij dhe i kam thënë babës së tij se çka ka përgatitur djali i tij të më vrasë mua dhe në prezencën e familjarëve të tij i kam kërkuar arsyen pse ai do të më vrasë mua. Ai në prezencën e tyre ma ka pranuar se ka tentuar të më vrasë, por nuk më ka dhënë ndonjë detaj lidhur me këtë” – kishte deklaruar më tej Shaqir Krasniqi në UNMIK.
Në atë kohë përgjegjësia për sigurinë në vend ishte tek autoritetet e policisë së UNMIK-ut por kishte edhe policë vendorë.
Shaqir Krasniqi ishte bërë pjesë e UÇK-së si 22-vjeçar. Ai ishte plagosur në Prilep të Deçanit ndërsa për shërimin e tij ishte dërguar në Gjermani, për t’u kthyer serish në luftën e Koshares.
Shaqir Krasniqi la pas vete një vajzë.
Vrasja vazhdon të mbetet mister për familjen dhe autoritetet, të cilat ende vazhdojnë ta mbajnë në listën e vrasjeve të pazgjidhura këtë ngjarje. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët