Gjatë bisedës së tij në Vibe të Rio Ferdinand me FIVE podcast, Kevin-Prince Boateng ndau një zbulim kurioz.
Ish-reprezentuesi i Ganës zbuloi se duhej të gënjente për preferencat e tij për të veshur fanellën e Barcelonës.
“Më kujtohet kur mbërrita te Barça, ata më pyetën menjëherë se kush ishte lojtari më i mirë në botë. Më duhej të thosha se ishte Lionel Messi, por po gënjeja”, ka thënë Boateng.
“Ishte një nga gënjeshtrat më të mëdha të jetës sime. Zakonisht them gjithmonë të vërtetën, por këtë më duhej ta gënjej sepse doja ta veshja atë fanellë për një herë”.
“Unë gjithmonë kam mbështetur Real Madridin kur isha adoleshent. Unë e dua Cristiano Ronaldon. Por, ata më thanë se duhet ta them këtë, përndryshe nuk do të luaja”, ka shtuar më tej ai.
Epo, me fjalët e vetë Boateng, ai donte ‘ta vishte atë fanellë për një herë’ dhe për ironi, ëndrra e tij u realizua.
Ai veshi fanellën e Blaugranas vetëm katër herë gjatë qëndrimit të tij gjashtëmujor në Barcelonë, me vetëm njërin prej tyre përpara tifozëve në Camp Nou. /Telegrafi/
Kevin Prince Boateng 🇬🇭 says he was forced to lie about Messi being the Best Player in world. 🙄pic.twitter.com/idfnXMgnkt
— Ibrahim Sannie Daara (@SannieDaara) October 3, 2023