Keni frikë t’u tregoni njerëzve që keni COVID-19, virusin që ka vrarë mbi një milion njerëz në të gjithë botën? Nuk je vetëm
Niro Feliciano, një psikoterapiste njohëse dhe drejtuese e ‘podcastit’ “Përballja me normalen e re të COVID-19”, ka trajtuar shumë pacientë që janë diagnostikuar me coronavirus dhe ajo tha për ‘TODAY’ se shumë prej tyre kanë frikë të tregojnë se janë të infektuar.
Për ta bërë këtë komunikim më të lehtë, Feliciano ofroi këto këshilla:
1. Merreni lehtë dhe bëhuni të sinqertë
Mos e ndërlikoni shumë mesazhin me detaje dhe shpjegime të panevojshme. Telefonojini ose dërgojini një mesazh personave të afërt që duhet t’i njoftoni se testi juaj ka dalë pozitiv. Inkurajojini ata të marrin masa paraprake, të karantinohen dhe të testohen – dhe të lajmërojnë të tjerët se mund të jenë infektuar.
Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me dikë që është diagnostikuar me COVID-19 (brenda 6 metrash për të paktën 15 minuta) duhet ta konsiderojë testimin.
2. Përgatitu që të gjithë do të përgjigjen ndryshe
Ata që janë të prirur nga ankthi mund të reagojnë keq, ndërsa të tjerët mund të mos shqetësohen shumë. “Jini të hapur për faktin se njerëzit veprojnë nga nivele të ndryshme të frikës ose të ankthit” -tha ajo.
3. Përgatituni për një sërë pyetjesh
‘Ku ishe kur u infektove? Me kë ishe? Çfarë lloj testi ke bërë? A kishe vënë maskë?’
Feliciano theksoi se këto janë vetëm disa nga pyetjet që njerëzit ndoshta do të bëjnë pasi të mësojnë për diagnozën tuaj. Pyetjet e tjera, paralajmëroi ajo, mund të jenë edhe më personale.
“Disa nga pyetjet – dhe gjithashtu toni me të cilin janë pyetur – mund të jenë stresuese në atë moment dhe mund të errësojë aftësinë tuaj për të menduar qartë” -tha ajo, shkruan Class.
Disa njerëz mund të zemërohen dhe t’ju fajësojnë në një farë mënyre, por thjesht mendoni se janë duke reaguar nga frika e tyre, tha Feliciano. Duke i informuar ata për infektimin, keni bërë gjënë e duhur, keni treguar kujdes dhe përgjegjshmëri për mirëqenien e tyre.
4. Mos t’ju vijë turp
Është e natyrshme të ndihesh fajtor, por Feliciano tha që të fajësosh veten dhe të tjerët që mund të të kenë infektuar nuk është e dobishme.
Faji mund të jetë një emocion produktiv që i motivon njerëzit të ndryshojnë sjelljen, por turpërimi mund të ketë efektin e kundërt. Mund të jetë demotivues dhe i dëmshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame