LAJMI I FUNDIT:

Si t’ia bëjë Milani ndaj Barcës?

Si t’ia bëjë Milani ndaj Barcës?

Tashmë nuk ka skuadër që luan përballë Barcelonës si favorite, ndërsa e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Milanin që zhvillon takimin e të martës mbrëma në Camp Nou përballë gjigantit katalunas në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Ndërsa për t’u bërë edhe më keq, Rossonerët do të jenë pa dyshen sulmuese, Zlatan Ibrahimovic dhe Robinho, të cilët janë të lënduar.

Ekspertët konsiderojnë se edhe një pikë do të ishte arritje e madhe për kampionin e Italisë, por për ta arritur këtë nevojitet kombinim i disa faktorëve.

Më poshtë sjellim pesë rekomandime se çfarë duhet të bëjnë kuqezinjtë për të nxjerrë rezultat pozitiv (barazim ose eventualisht fitore) përballë skuadrës më të mirë evropiane për sezonin e kaluar, ndërsa ju mund të jepni opinionet tuaja përmes forumit të komenteve.


Antonio Cassano duhet ta zhvillojë ndeshjen e karrierës. Mungesa e Ibras dhe Robinhos do t’ia lë përgjegjësinë mbi supe sulmuesit italian.

Alessandro Nesta duhet të ketë përqendrim maksimal për të ndalur makinerinë sulmuese të Blaugranëve.

Mesfusha duhet t’i ofrojë mbështetje mbrojtjes duke bllokuar mesfushën më të mirë në botë aktualisht.

Alberto Aquilani nuk duhet të luajë nga minuta e parë. Në vend të tij (në mungesë të opsioneve tjera) preferohet Antonio Nocerino.

Trajneri Massimiliano Allegri duhet ta përcjellë situatën dhe të jetë vendimtar me zëvendësimet.

/Telegrafi/