Nëse keni figurë të harmonishme dhe linjë të shkëlqyeshme si të Melanie Griffithit, me siguri këto xhinse nuk do t’i hidhni vetëm për shkak që nuk bëjnë pjesë në majë të listës modeleve, të cilat aktualisht janë në trend.

Aktorja e njohur i ka kombinuar xhinset nga teksasi i zbardhur me fanellën e thjeshtë ngjyrë të bardhë dhe teksturën mbresëlënëse kardigan me ngjyrën bezhë neutrale.


Për tonet neutrale është orientuar kur është fjala edhe për këpucët klasike me maje, transmeton Telegrafi.

melanie griffith spring ideas shops at fred segal in la 4 10 2017 1

Çantën Louis Vuitton e ka kombinuar me rrip të hollë lëkure ngjyrë klasike të kafenjtë.

Patjetër duhet ta pranojmë që një kohë të gjatë nuk kemi parë dukje kaq të thjeshtë dhe efektive.

melanie griffith spring ideas shops at fred segal in la 4 10 2017 3

Gjithashtu relaksuese, definitivisht të thjeshtë, por megjithatë shumë elegant.

Të gjitha lëvdatat për Melanie dhe dukjen e saj vërtet të mrekullueshme, por edhe për stilin e veçantë.

melanie griffith spring ideas shops at fred segal in la 4 10 2017 4

/Telegrafi/