LAJMI I FUNDIT:

Si t’i vendosni kremrat për vetënxirje

Si t’i vendosni kremrat për vetënxirje

Kremrat për vetënxitje shumë shpejt i japin ngjyrë trupit tuaj, e pos kësaj, shumica nga këto kremra përmbajnë edhe mbrojtje nga rrezet ultraviolet, si dhe përbërësit me vitamina E, apo Aloe Vera.

Natyrisht, te përdorimi i losionit për vetënxirje, duhet pasur kujdes në vendosjen, në mënyrë të duhur që teni juaj të duket si më së miri dhe pa njolla të errëta.

Përdorimi i dorashkave është i rekomanduar për të shmangur njollosjen e duarve.

Nëse pyeteni se si do të ishte mënyra e duhur e vendosjes së këtyre kremrave, ju sjellim disa këshilla.


Para se ta përdorni kremin për vetë-nxirje, duhet ta përgatisni lëkurën.

* Detyrimisht bëni një piling të mirë. Kjo do t’ju mundësojë vendosjen e kremit njëkohësisht me vetënxitje dhe me ten të ekuilibruar, i cili njëherësh edhe do të jetë afatgjatë.

* Hidratoni pjesët e lëkurës, të cilat dëshironi t’i ‘nxini’ për të parandaluar qërimin e lëkurës. Po ashtu, gjithmonë zgjidhni një krem për vetënxitje të pasur me përbërës hidratues.

* Kur ta keni përgatitur lëkurën është koha për vendosjen e kremit për vetënxirje. Së pari, zgjidhni nuancën që dëshironi. Mbani mend se disa kremrave ju nevojitet më shumë kohë për të ndikuar.

* Kremrat, si në duar dhe në këmbë, vendosni me lëvizje të forta me duar, përderisa në stomak, ije dhe faqe përdorni lëvizje të lehta. Varësisht nga ajo se sa shpejt absorbohet kremi, me rëndësi është se atë ta vendosni shpejt dhe në mënyrë të ekuilibruar.

* Shmangni kremrat në thonj, por nëse dëshironi të jenë, le të jenë me ngjyrë të portokallt

Pas aplikimit, sigurohuni të pastroni duar dhe çdo mjet tjetër që keni përdorur (si dorashkat) për të shmangur njollat. Lajeni me ujë dhe sapun të ngrohtë menjëherë.

Nëse doni një ngjyrë më të thellë, mund ta përsërisni aplikimin pas 24 orësh, duke e pasur parasysh që kremrat për vetë-nxirje rriten gradualisht gjatë disa orëve.

Këshilla shtesë:

  • Përdorni produkte të veçanta për fytyrën që janë të krijuara për të shmangur irritimin e lëkurës më të ndjeshme të fytyrës.

  • Mos merrni dush menjëherë pas aplikimit për të lejuar kremën të veprojë.

  • Hidratoni vazhdimisht: Pasi të arrini ngjyrën e dëshiruar, hidratoni lëkurën për të ruajtur përfundimin dhe për të parandaluar zbardhjen e shpejtë.

Kështu, do të arrini një rezultat natyral dhe të barabartë! /Telegrafi/