Bashkë me sezonin e plazhit, fillon edhe tharja e menjëhershme e lëkurës, e cila e tregon shumë shpejt dehidratimin. Nëse do ta shmangësh këtë pjesë para sezonit të plazhit, ndiq këshillat e mëposhtme:
Je gati për të pasur gjithçka nën kontroll?
Pastroji mirë
Për të hequr papastërtitë, djersën e tepërt, por edhe ashpërsinë e krijuar nga kallot, në darkë duhet t’u bësh një trajtim të veçantë këmbëve.
Thjesht një pastrim me bazë bimore mund të ndikojë shumë në qetësimin e lodhjes në këmbë. Pas pastrimit me ujë të ngrohtë, masazhoji këmbët dhe përdor një krem hidratues.
Përdor një skrab natyral
Scrub-i natyral është mjaft i domosdoshëm për shputat e këmbëve. Jo vetëm që largon lëkurën e vdekur, por edhe zbut lëkurën e re, duke e bërë atë më të shëndetshme.
Një kujdes natyral mund të arrihet vetëm duke përzier limonin me sheqerin. Një lugë kafe sheqer me disa pika limoni dhe përdore në shputa dhe në thembra.
Trajtoji gjatë natës
Këto nuk duhen harruar. Para se të shtrihesh, pastroji këmbët me një pambuk të pastër dhe pastaj përhap me kujdes kremin hidratues. Mbaje disa minuta derisa lëkura ta përthithë dhe pastaj masazhoje ngadalë.
Mbaje kështu përgjatë gjithë natës në mënyrë që lëkura e këmbëve të zbutet. Kjo do t’i qetësojë shumë shputat, aq më tepër nëse e praktikon çdo mbrëmje.
Përdor krem solar
Pjesa më e madhe e femrave nuk e përdorin solarin në shputat e këmbëve, sepse mendojnë që nuk është e nevojshme. Kjo është shumë e gabuar.
Rrezet e diellit në verë, ashtu si çdo pjesë tjetër lëkure, dëmtojnë dhe djegin edhe lëkurën e këmbëve, kështu që sa herë të përdorësh solarin për lëkurën e trupit, duhet ta aplikosh atë edhe në shputat e këmbëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama