LAJMI I FUNDIT:

Si t’i pastroni syzet – pa i dëmtuar!

Si t’i pastroni syzet – pa i dëmtuar!

Shumica prej nesh i pastrojmë syzet me çfarëdo që kemi afër dorës

Sigurisht se një pastrim i shpejt me bluzë ose facoletë nuk është gjë e keqe, apo jo? Epo, është tejet gabim!

Pastrimi i shpeshtë i syzeve në këtë mënyrë i dëmton lentat dhe nuk ia vlen të rrezikoni – e posaçërisht kur i keni blerë syzet shumë shtrenjtë, transmeton Telegrafi.


Cila është mënyra e duhur për t’i pastruar syzet?

Fillimisht ekspertët rekomandojnë që t’i pastroni syzet çdo ditë dhe të siguroheni se i keni duart e pastra para se ta filloni procesin.

Ata sugjerojnë që ose të përdorni facoleta të buta me mikrofibra për lente, ose të përdorni pastrues të lëngshëm lentesh që nuk përmban alkool. E pastaj t’i thani lentet me një leckë me mikrofibra.

Përveç kësaj, sigurohuni që t’i pastroni syzet krejtësisht, duke përfshirë edhe pjesët te hunda dhe majat e kornizave të cilat shtrihen pas veshëve tuaj.

Çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë

Asnjëherë mos përdorni ujë të ngrohët sepse mund ta dëmtoni shtresën e lenteve. Kjo shtresë dëmtohet edhe duke i pastruar syzet me xhemperë apo bluzë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

Këshilla Lifestyle
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Virgjëreshës do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Virgjëreshës do të pendohej nëse do të ndahej

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

A e dini se...
Kalo në kategori