LAJMI I FUNDIT:

Si t’i mposhtni sulmet e panikut

Si t’i mposhtni sulmet e panikut

Ankthi është një ndjenjë e çuditshme. Pulsi juaj fillon të rrahë shpejt, pëllëmbët e duarve ju mbushen djersë dhe thjesht nuk mund t’i harroni brengat – madje ndoshta nuk keni as shpjegim se përse ndihen të shqetësuar.

Disa njerëz përjetojnë sulm paniku, i cili karakterizohet me një përjetim të shpejtë e të fuqishëm të simptomave mendore e fizike, dhe të cilat mund të vijnë shpejt dhe pa ndonjë arsye logjike, transmeton Telegrafi.

Teoria më e popullarizuar se përse trupat tonë e bëjnë këtë është për t’iu përgjigjur rrezikut. Në ndonjë fazë gjatë evolucionit tonë, ne kemi zhvilluar reagimin e adrenalinës për ta mbrojtur veten ose për të ikur.


“Unë besoj se dikur ankthi apo shqetësimi na ka shërbyer për mirë, atëherë kur jemi ballafaquar me një grabitqar ose kur kemi qenë në një situatë jetë a vdekje. Reagimi natyral i trupit ju tregon se duhet të bëni diçka sepse jeni në rrezik, por unë besoj se në botën moderne, edhe atëherë kur nuk jemi në rrezik, ne e kemi të njëjtin reagim sikurse është çështje jetë a vdekje”, thotë psikologia Amy Morin.

Për shkak se është diçka trashëguese, ju mund të mos jeni të aftë ta parandaloni një sulm paniku. Por, sipas psikologut Arash Emamzadeh, trupat tonë na mashtrojnë herë pas here.

Pavarësisht kësaj, ai thotë se ekziston një teknikë e cila mund t’ju ndihmojë ta zvogëlojë reagimin që e përjetoni.

Ju duhet të silleni në një mënyrë e cila nuk pajtohet me frikën dhe nuk përqendrohet në dëmet. Në vend se të ndiheni të frikësuar, ju duhet t’i ekzaminoni ndjenjat me interes, kureshtje dhe përkushtim.

Ai thotë se gjatë përjetimit të sulmit të panikut ju duhet t’i bëni pyetje vetes si: “Çfarë jam duke ndjerë për momentin?”, “Si jam duke i interpretuar këto ndjenja?”, etj.

Nëse vazhdimisht i hulumtoni ndjenjat dhe ballafaqoheni me frikën, ju do ta vëreni se sulmet e panikut do të bëhen më pak intensive dhe më të lehta për t’u menaxhuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori