Pengoni pasojat e padëshiruara të ndryshimeve hormonale, si p.sh. dhembjet, të kruarit dhe shfaqjen e strijave në gjinj
Që nga fillimi i shtatzënisë dhe deri te ndërprerja e ushqimit të bebes me gji, sisët vazhdimisht ndryshojnë. Megjithatë, ekzistojnë mënyra të thjeshta se si nënat munden vetes t’ia lehtësojnë këtë periudhë, transmeton Telegrafi.
Këto janë disa këshilla…
Përdorni sutjena të përshtatshme
Në periudhën e ushqimit të bebes me gji është shumë me rëndësi që të zgjidhni sutjena të pambukta, të cilat nuk shtrëngojnë gjoksin, por ofrojnë mbështetje të përshtatshme.
Disa modele nuk janë zgjedhje e mirë, sepse mund t’ju shkaktojnë kallo, por edhe të pengojnë ushqimin e bebes, përkatësisht prodhimin e qumështit. Gjithashtu, sutjenat për ushqimin e bebes me gji janë të rehatshëm, prandaj me ta mund të flini gjumë, nëse sisët ju dhëmbin gjatë natës.
Shmangni preparatet menjëherë pas lindjes!
Drejtpërdrejt pas lindjes, në sisë nuk duhet të qitni kurrfarë kremrash, as vajrash. Më vonë, kur bebja të mësohet të thithë, mund të përdorni mjete të besueshme për kurim.
Me kujdes zgjidhni kremrat kundër sprijave
Me rastin e zgjedhjes së preparateve për kurimin e lëkurës gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, përparësi u jepet mjeteve të cilat përmbajnë bazë natyrale – vajra esenciale dhe ekstrakte bimore.
Janë të mirë: kumaku, kamomili, aloe vera, vaji i bajameve, avokadoja, gjalpi i kakaos dhe dylli i bletëve. Substancat artificiale mbyllin poret dhe nuk ushqejnë lëkurën, e cila vetvetiu u nënshtrohet strijave.
Kujdesuni për ushqimin
Për të penguar shfaqjen e strijave është me rëndësi edhe që të ushqeheni drejt. Duhet të pini sa më shumë lëngje dhe të hani pemë dhe perime, domethënë artikujt të cilët përmbajnë vitaminat E dhe C, por edhe ata artikuj të cilët përmbajnë proteina.
Kufizoni kripën, në mënyrë që të zvogëlohet qëndrimi i ujit në trup, ndërsa vetvetiu edhe ënjtja e gjinjve.
Përgatitni kompresa të ftohta
Nëse sisët ju janë të nxehta dhe ju dhembin, vendosni kompresë të ftohtë. Ndihmojnë shkëlqyeshëm fletët e ftohura të lakrës: vendosni një lakër në frigorifer apo në frigorifer me ngrirje të thellë.
Pasi që të ftohet mjaftueshëm, ndukni një fletë të madhe dhe vendoseni në sutjena. Gjithashtu, banja e ngrohtë mund të zvogëlojë ënjtjen e gjinjve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës