Site icon Telegrafi

Si t’i hiqni njollat e barit dhe kimikut nga rrobat tuaja (Foto)

Është e mundur ta hiqni thuajse çdo lloj njolle nga rrobat nëse keni detergjent të mirë dhe një rrobalarëse.

Por çfarë nëse nuk i keni pajisjet e duhura të pastrimit, ose nuk keni mjaftueshëm kohë për t’u marrë me njollat në fjalë?

Telegrafi i sjellë për ju dy mënyra se si t’i hiqni njollat e barit dhe kimikut nga rrobat:

HEQJA E NJOLLAVE TË BARIT

Çdo prind e di se sa e vështirë është të hiqet bari nga xhinset. Por, për ta hequr njollën e barit nga xhinset tuaja, veproni kështu:

– Përzieni një litër ujë me një lugë gjelle amoniak ujor. Pastaj vetëm e lagni njollën me produktin e fituar, dhe e fërkoni me një leckë.

HEQJA E NJOLLAVE TË KIMIKUT

Një njollë e tharë e kimikut ndonjëherë nuk mund të largohet as në rrobalarëse, dhe ky është fakt i pamohueshëm. Sidoqoftë, më poshtë e keni një këshilla e cila ju ndihmon ta lehtësoni këtë proces:

– Futeni në alkool një copë pambuku dhe fërkojeni kimikun lehtë me të. Nëse nuk keni alkool të pastër, ju mund ta bëni një përzierje me amoniak ujor dhe verë (proporcioni të jetë 1:1). /Telegrafi/

Exit mobile version