LAJMI I FUNDIT:

Si do të zgjerohet koalicioni qeveritar në Maqedoni? (Video)

Si do të zgjerohet koalicioni qeveritar në Maqedoni? (Video)

Vendet e zbarëta në disa pozita të Qeverisë, përfshi edhe Ministrinë e Drejtësisë, do të mbeten të tilla deri në përfundimin e bisedimeve për zgjerimin e koalicionit qeverisës. Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa tha se partia e tij mund të bëhet pjesë e qeverisë nëse arrihet marrëveshje që do të ishte e pranueshme edhe për partinë edhe për kryeministrin.

“Lëvizja Besa, është deklaruar se është e interesuar për të kontribuar. Dhe nëse do të kishte bisedime dhe negociata me kryeministrin, dhe nëse vihet në një marrëveshje të pranueshme për L.Besa, dhe për kryeministrin, mund të bëhemi pjesë e shumicës parlamentare, unë kam pasur kontakte me kryeministrin dhe pres pas festave të pashkëve do të ketë kontakte më intensive”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

Nga BDI, thonë se nuk u pengon asnjë parti tjetër shqiptare të bëhet pjesë e Qeverisë.


“Kam apeluar që vende ka për të gjitha subjektet politike shqiptare, të cilët janë pjesë e Parlamentit. Duke u nisur nga këto parime, ka hapësirë dhe vende për bashkëpunim , për të qenë pjesë e ekzekutivit edhe subjektet tjera politike shqiptare, kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim, e ka autorizuar për t’i detajuar liderin Ali Ahmeti”, tha Rexhail Ismaili, deputet i BDI-së.

Edhe zëdhënësi i qeverisë tha se bisedimet për zgjerimin e koalicionit po rrjedhin.

“Nuk mund të përmend data specifike, ajo që mund të paralajmëroj është se bisedimet, përkatësisht zgjerimi i koalicionit qeverisës, po rrjedh”, tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

PDSH-ja e Menduh Thaçit nuk u përgjigjet në pyetjeve të TV21, nëse po zhvillojnë bisedime me Kryeministrin Zaev për zgjerim të koalicionit. Pjesë e bisedimeve për hryje në qeveri është edhe Partia Turke në Maqedoni./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori