Si të thuash ‘jo’, kur s’di të thuash ‘jo’: Ca fjali të thjeshta dhe mirëkuptuese!
Nëse mendoni se vetëm ju e keni problem të thoni “jo”, gaboheni. Shumë njerëz gjenden në situata të sikletshme, ku ju duket se nëse nuk pranojnë të bëjnë diçka apo të shkojnë diku, personi tjetër do të mendojë keq, do të mërzitet etj.
Në rast se gjendeni në dilema të tilla, psikologët inkurajojnë njerëzit t’i bëjnë vetes disa pyetje për të vlerësuar kostot e mundshme. Këto pyetje janë: “A kam kohë, energji dhe para për ta bërë këtë gjë në atë moment?”, “A dua ta bëj?”, “A do jetë kjo një vlerë e shtuar në jetën time?”, “A është në përputhje me vlerat e mia?”, “A po them ‘po’ vetëm sepse kam frikë të them të kundërtën?” etj.
Disa mënyra të thjeshta për të thënë “jo”, pa prishur një marrëdhënie dhe pa u treguar “shumë agresivë” janë këto:
1. Faleminderit, por s’është për mua; Faleminderit, por jo nuk mundem. – E thjeshtë dhe e lehtë për t’u kuptuar. Mos harroni se ju mund të thoni “jo”, edhe pa dhënë një shpjegim, shkruan shkruan Psychology Today.
2. “Ofertë” shumë interesante, por unë jam shumë e zënë me punë dhe s’më del koha për momentin. Mund ta bëjmë muajin tjetër? – Një shpjegim i mirë kur s’keni kohë, energji ose para për të bërë diçka, për të shkuar diku etj. Mund të thoni edhe “mos ma merr për keq, por për momentin jam e mbushur me punë”.
3. Nuk kam mundësinë të bëj X gjë për momentin, por mund të bëjmë këtë tjetrën? – Mund ta përdorni në rastet ku mund t’i thoni “po” vetëm pjesërisht kërkesës.
4. Më fal, por kam diçka tjetër në atë ditë, moment. – Është e rëndësishme ta përdorni këtë vetëm në rastet kur është e vërtetë dhe jo si një gënjeshtër të bardhë për të dalë nga situata.
5. Unë s’të ndihmoj dot, por ke provuar të flasësh me X? – Kështu thua “jo”, por tregon se gjithsesi je e interesuar të ndihmosh, citon Anabel.
6. Nuk mendoj se jam personi ideal për të të ndihmuar në lidhje me këtë, më fal. – E thjeshtë dhe e sinqertë.
7. Më fal, nuk kam mundësi të të ndihmoj, por besoj se do ia dalësh mbanë shkëlqyeshëm. Mund të flasim më vonë lidhur me këtë nëse do? – Një mënyrë e mirë për t’i dhënë një shtysë dikujt, sidomos kur shihni se kanë nevojë gjithnjë për një krah mbështetës apo aprovim.
Thelbi i të thënit “jo” është të kuptuarit se pse po e bëni këtë, të vini re se çfarë dhe kujt po i thoni “jo”.
Mos harroni se s’ka asnjë problem t’i thoni “JO” çdo gjëje që ju prish qetësinë, që ju lodh apo ju merr energjinë në një mënyrë që ju nuk e pëlqeni dhe që thjesht nuk përputhet me synimet tuaja. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Bukuroshja nga Egjipti i la të gjithë pa frymë: Ajo ka vitiligo, lupus dhe bukuri unike
FBI-ja shtron këtë enigmë për kandidatët për punë: A mund ta zgjidhni atë?
Të vetmet gjëra të cilat meshkujt i vërejnë gjatë seksit
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian