Të gjithë kanë filluar t’i veshin xhemperët. Moti i ftohtë ka trokitur dhe veshjet tani janë më të trasha. Për fat të keq, një pjesë e trikove kanë filluar të tregojnë shenjat e dëmtimit.
Pas larjeve të shumta, por edhe për shkaqe të tjera, trikot apo xhemperët, shpeshherë duken si të vjetër.
Dëmtimi ndodh zakonisht kur fibrat e shkurtra të sipërfaqes fillojnë të mblidhen duke krijuar një pamje aspak të këndshme. Zakonisht zonat ku ka më shumë fërkim, siç janë mëngët, jaka, dhe sqetullat, janë edhe më delikatet ku copa fillon të hollohet e të mblidhet.
Po si mund t’i ruash nga dëmtimet në mënyrë që të jetojnë më gjatë? Si ta shmangësh këtë efekt që i dëmton xhemperët e vjeshtës?
Më poshtë janë disa mënyra që parandalojnë.
1. Përdor një cikël larjeje të shkurtër
Materialet më të shumta nga të cilat përbëhen xhemperët mund të prishen lehtësisht edhe nga procesi i larjes. E mira është që, për t’i ruajtur materialet, të përdoret procesi i shkurtër i larjes në rrobalarëse.
2. Përdor larjen me dorë
Kjo është një tjetër metodë e cila ndihmon në jetëgjatësinë e materialeve të leshta. Larja me dorë është zgjidhje e mirë kur është fjala për të ruajtur materialin e pulovrave. Edhe gjatë procesit të shpëlarjes, përpiqu të mos i shtrydhësh fort në mënyrë që t’u largosh fijet.
3. Mos përdor detergjente të fortë
Edhe detergjentet shkaktojnë dëmtime të materialit. Në vend të detergjenteve të zakonshëm, zgjidh ata që janë specifikë për rroba delikate. Po ashtu, përdor zakonisht edhe zbutës në çdo larje për të minimizuar efektet e fërkimit.
4. Shmang krejtësisht tharësen
Është e vërtetë, tharësja është nxitës kryesor i dëmtimit të materialeve të xhemperëve, kështu që për të gjitha copat delikate, nëse nuk mundesh ta shmangësh plotësisht procesin e tharjes, të paktën vendose në minimumin e mundshëm.
5. Zgjidh materialet e duhura
Disa xhemperë janë të përbërë nga materiale që dëmtohen më lehtë së të tjerat. Sa herë që blen një të ri, shiko me kujdes etiketën dhe përbërjen e leshit, mëndafshit, kashmirit etj. Sigurohu që në çdo rast të ndjekësh me kujdes edhe udhëzimet e larjes për ta ruajtur materialin sa më gjatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arsyeja pse disa meshkuj e kanë të vogël…atë mikun

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Pasaporta japoneze shpallet më e fuqishmja në botë

Thënie nga libri “Alkimisti” që ju bëjnë t’i ndiqni ëndrrat që i keni
Rregulli për pastrim të murit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës