Njohja e realitetit për atë që është, pa ndryshuar domosdoshmërish jetën që po bëni, mund t’ju ndihmojë të reduktoni stresin. Sekreti është mësimi i aftësisë së pranimit, sikurse sugjeron një psikologe amerikane.
Njohja e realitetit për atë që është, pa ndryshuar domosdoshmërish jetën që po bëni, mund t’ju ndihmojë të reduktoni stresin. Sekreti është mësimi i aftësisë së pranimit, sikurse sugjeron një psikologe amerikane
Diferenca mes dhembjes dhe vuajtjes është rezultat i nivelit të pranimit. “Nuk mund të ndryshojmë atë që ndodh, por mund të ndryshojmë reagimin tonë.” Erin Olivo, psikologia e Universitetit Columbia në SHBA, shpjegon se si ta bëni këtë në librin e titulluar “Wise Mind Living” (Të jetoni me një mendje të kthjellët), që tashmë gjendet në libraritë amerikane.
Ne kemi shkëputur disa këshilla prej saj të publikuara nga e përditshmja italiane “la Repubblica”.
Menaxhimi i emocioneve
Në ndryshim nga se mund të besohet, pranimi nuk është gjë tjetër veçse një sjellje pasive: “Nuk do të thotë se do të shkojë mirë gjithçka që do të ndodhë”, saktëson Olivo. Përkundrazi, pranimi është një strategji praktike. “Është një sjellje, një gjendje mendore, e cila na lë të bëjmë llogaritë me gjërat e vështira që ndodhin e të cilat nuk mund t’i ndryshojmë.” Pra, në çfarë mënyre mund të thjeshtohet jeta?
“Pranimi është një mënyrë për të ndryshuar atë se çfarë ndiejmë, duke modifikuar atë që mendojmë dhe se si reagojmë ndaj situatave”, përgjigjet Olivo. Kur nuk kufizohemi nga ajo që na irriton, mund t’i shohim më qartësisht situatat që po jetojmë dhe mund të gjejmë zgjidhje në mënyrë më krijuese, të ekuilibruar dhe fleksibël. Pra, emocionet luajnë një rol të rëndësishëm kur jeta bëhet e vështirë.
“Menaxhimi i emocioneve na shpie në menaxhimin e stresit”, bën të ditur psikologia, që për të na e bërë më të lehtë interpretimin, i rigrupon elementet kryesore në tetë “familje”: frika, nervozizmi, trishtimi, turpi, pakënaqësia, xhelozia, lumturia dhe dashuria.
Si praktikohet
Lajmi i mirë është se pranimi është një aftësi që të gjithë mund ta mësojnë, thjesht duke e praktikuar me impenjimin e përditshmërisë. Ja sugjerimet për ta nisur mbarë:
Tërhiquni, përmbahuni
Kur e gjeni veten në një sjellje antagoniste në krahasim me realitetin, përpiquni të mos reagoni menjëherë dhe përqendrohuni në synimin tuaj: ulni supet, hapni gjoksin, ngrini mjekrën, rregulloni shpinën dhe merrni frymë thellë.
Kini vëmendjen
Identifikoni momentin e mospranimit. Nuk duhet të jenë domosdo situata të mëdha ose të rëndësishme. Kuptoni të gjitha rastet në të cilat do të donit që gjërat të ishin ndryshe. Mbajeni parasysh, bëhet fjalë për raste që mund t’i praktikoni për pranimin.
Pranimi është një zgjedhje
Të gjitha herët në të cilat gjatë ditës suaj gjendeni në mënyrën e mospranimit, vlerësojeni situatën me të cilën keni të bëni dhe përsërisni frazën: “Është ajo që është”. Tensionin do ta ndieni që do t’ju ikë.
Kujdesuni për veten
Jini të durueshëm me veten tuaj dhe përsërisni gjithmonë me vete: “Nuk më pëlqen kjo situatë, por mund të jetoj me të, do të kalojë. Duhet të jem prezente me veten time, ndërkohë që e jetoj këtë moment”.
Jini optimistë
Njerëzit optimistë kanë mundësinë ta reduktojnë rrezikun e vdekjes në 50 për qind, krahasuar me ata persona që janë të zhytur në pesimizëm. Individët të cilët e shohin jetën me një vështrim pozitiv, janë më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm.
Bëni një jetë aktive
Jeta aktive do ta mbante larg stresin, mundimet dhe shqetësimet e jetës së përditshme, dhe nuk do t’iu linte shteg për të gjykuar veten për çdo gjë që ndodh. Natyra dhe shoqëria janë aleatët më të mirë të një jete të shëndetshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre
Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës
Dashuri apo obsesion?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje