Shallet për bebe janë bërë një mbajtëse moderne dhe praktike e përdorur nga gjithnjë e më shumë prindër
Një nga avantazhet më të mëdha të shalleve është kontakti intim dhe ndjenja e afërsisë e fëmijës me mamin dhe babin.
Shalli për fëmijë është një copë pëlhure e gjatë, zakonisht elastike ose e endur fort, të cilën e mbështillni rreth trupit tuaj dhe e lidhni, ose e vendosni në mënyrë të tillë që të mund ta mbani fëmijën në të në pozicione të ndryshme.
Maramat konsiderohen si ndër bartëset më praktike të fëmijëve, sepse mund të mbani një fëmijë në to nga i porsalinduri deri në moshën 5 vjeç, transmeton Telegrafi.
Gjatë mbajtjes së një fëmije me shall, është e rëndësishme të merren të gjitha masat e sigurisë, duke u siguruar që fëmija juaj të ketë të hapur rrugët e frymëmarrjes, dhe sa herë që bartni një fëmijë, është e rëndësishme të kontrolloni nëse shalli është në gjendje të mirë, nëse ka pjesë të dobëta ose tegela të lirshëm.
Qafa dhe shpina e foshnjës suaj duhet të pozicionohen siç duhet ndërsa zhvillohen dhe ijët e tyre duhet të jenë në pozicionin e duhur. Nëse sapo po mësoni të përdorni shallin për të mbajtur fëmijën, është e rëndësishme të keni një vëzhgues dhe një asistent, por gjithashtu gjatë vendosjes së foshnjës në të, mbajeni me duar derisa të jeni të sigurt se mbështetja e nevojshme është marrë.
Shallet që janë prej materiali që shtrihet nuk duhet të vishen në pjesën e pasme, sepse elasticiteti i materialit i lejon fëmijës të lëvizë, kështu që ekziston rreziku i rënies. Ka shumë lloje të ndryshme materialesh, llojesh dhe prodhuesish dhe shumë varet nga mosha e fëmijës, ndaj është më e sigurt të ndiqni me kujdes udhëzimet e prodhuesit të shallit që blini.
Një nënë në Tik Tok tregoi se si ajo lidh shallin për të mbajtur fëmijën – shikoni videon e bashkëngjitur më poshtë!
https://www.tiktok.com/@madisonandbabies/video/7160774141153381674?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7237548838226970118
/Telegrafi/