Zakonisht, ngrënia e thonjve nuk nis si rezultat i ankthit apo stresit, por vëzhgohet dhe mësohet në moshë të hershme
Me kalimin e kohës, shndërrohet në ves që shërben për të menaxhuar situatat e vështira dhe të ngarkuara emocionalisht. Si veprim fizik, ngrënia e thonjve të shpërqendron dhe ofron një lloj çlirimi në momente ankthi ose tensioni.
Çelësi i heqjes dorë qëndron në motivin tuaj. S’ju pëlqejnë si duken duart me thonj të ngrënë ose doni të gjeni një tjetër mënyrë për t’u përballur me ankthin, është me rëndësi të përcaktoni pasojat negative të ngrënies së thonjve dhe të bëni të qartë arsyen pse doni të hiqni dorë nga ky ves.
Më pas, duhet të kërkoni mënyra alternative për të shpërqendruar veten dhe për të menaxhuar emocionet negative.
Mund t’ju ndihmojnë aktivitete të thjeshta si për shembull leximi, ose të shkruheni me miq, ose të luani lojëra në telefon. Diçka që jua mban duart e zëna.
Është me shumë rëndësi të krijoni një set veprimesh që ju falin qetësi. E zëmë, kur të ndjeni nevojën të hani thonjtë, ngrihuni dhe bëni një gotë çaj, ose aplikoni një krem për duart.
Këto metoda mund të veprojnë krah për krah me produkte të tjera që janë dizenjuar pikërisht për të luftuar ngrënien e thonjve si puna e manikyrëve me shije të pakëndshme.
Këto produkte mundësojnë shoqërimin e vesit me pasojat e tij, duke e bërë më të lehtë shtypjen e veprimit. Sidoqoftë, për ndryshim domethënës, duhet të jeni proaktivë.
Identifikoni pse i hani thonjtë në radhë të parë dhe më pas gjeni aktivitete të tjera më të shëndetshme për ta zëvendësuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania