Si do të luante Juventusi i Pirlos nëse do të transferohej Luis Suarez – treshja e sulmit do të ishte e frikshme

Sipas gazetës spanjolle Marca sulmuesi uruguaian Luis Suarez ka arritur marrëveshje me Juventusi dhe pritet transferimi i tij në Torino.
Ai do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare me gjigantët italianë, me një mundësi shtesë edhe për një dhe do të marr një pagë prej 10 milionë euro neto në vit.
Suarez është duke u stërvitur i vetëm në Barcelonë përpara transferimit të tij në Juve.
Ai është golashënuesi i tretë kryesor i të gjitha kohërave në klub me 198 gola në 283 paraqitje, por trajneri i ri Ronald Koeman nuk e do në skuadër.
Sidoqoftë, Suarez do të bashkohet me një ekip që ka fituar nëntë titujt e fundit të Serie A. Misioni i tij tani do të jetë të ndihmojë klubin të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996.
Por ku do të luajë Suarez dhe a do të jetë zgjedhja e parë e Andrea Pirlos në sulm për edicionin 2020-21?
Më poshtë mund ta gjeni formacionin e Juventusit se si do të dukej me Luis Suarezin.
Portieri: Wojciech Szczesny
Formacioni i mundshëm i Juventusit për sezonin 2020-21




































































