Lëkura po bëhet një nga tendencat më të mëdha të modës
Ne shohim gjithnjë e më shpesh xhaketa lëkure dhe këtë popullaritet mund t’ia atribuojmë faktit se ato vijnë në shumë ngjyra dhe stile të ndryshme dhe kjo është arsyeja pse është e lehtë për t’u kombinuar, transmeton Telegrafi.
1. Zëvendësoni xhaketën me kutia me një prej lëkure
Ndonëse mund të mendoni se një xhaketë lëkure e zezë është alternativa më e mirë, ngjyra kafe është në fakt pak më e përshtatshme dhe shpesh duket më e rastësishme, duke e bërë atë një kombinim më të mirë me xhinse, bluza të bardha dhe sende të tjera
2. E kombinoni me copa bardh e zi
Nëse preferoni pamjen prej lëkure të zezë, kombinoni atë me elementë të tjerë të gardërobës së zezë ose të bardhë – dollakë, çizme dhe bluza ose pulovra të thjeshta. Nëse dëshironi të shtoni pak ngjyrë, zgjidhni një çantë me ngjyra.
3. Xhaketë e zezë për një pamje më elegante
Kombinoni një xhaketë lëkure të zezë me ngjyra neutrale për raste më elegante kur dollakët nuk ju përshtaten. Zëvendësoni dollakët e rehatshëm me xhinse të gjera poshtë.
4. Zgjidhni nuanca më të çelura
Kombinoni këto nuanca të çelëta xhaketash lëkure mbi fustane dhe çizme midi me lule. Lëkura, qoftë edhe artificiale, është shumë më e ngrohtë se pambuku, xhinset apo liri.
5. Kombinoni xhaketën me xhinse
Një xhaketë e zezë lëkure mbi një fustan apo këmishë xhins dhe një fund xhins midi duket më elegante se sa nëse do të zgjidhnit një xhaketë tjetër.
6. Xhaketë e zezë për kombinime të lehta
Nëse kombinoni ngjyrat e ‘çmendura’ dhe gjithsesi me pak vëmendje, shtoni një xhaketë lëkure të zezë.
7. Kombinoni xhaketën me ngjyra me aksesorë mode
Ato gjithashtu nuk duhet të përputhen saktësisht – modelet ose printimet që përfshijnë copa të mëdha ngjyrash funksionojnë mirë, shkruan PureWow. /Telegrafi/