Pas shumë viteve punë, nuk ndjehesh e kënaqur. Është koha për një ndryshim të drejtimit të karrierës. Dhe ja si të ngjitësh shkallët e saj.
Puna që bën, a është punë për ty?
Të gjitha kemi ditët tona të mira dhe të këqija në punë. Por nëse ato të këqija kanë qenë më shumë se ato të mira, mesa duket keni bërë një gabim të madh karriere.
Kështu, nëse ndodhesh në një krizë të tillë, gjëja e parë që duhet të bësh i është të qetësohesh. Mënyra më e mirë për të zbuluar nëse puna që bën është tamam për ty, pyet vetveten nëse ajo përshtatet me parimet dhe vlerat e tua.
E thënë thjesht, nëse je pacifiste e vendosur dhe punon në një fabrikë që prodhon armë, je në vendin e gabuar. Zbatoje këtë rregull tek vetja, A beson ne atë që bën? Nëse jo, janë të gjitha shanset që të mos ndjehesh e kënaqur.
Por, nëse çështja nuk është kaq e thjeshtë, ju sugjerojmë të bëni një listë të faktorëve pro dhe kundër. Pyet vetveten gjithashtu nëse mund ta përfytyrosh veten me të njëjtën punë dhe për të njëjtën firmë për një periudhë 5 vjeçare.
A e ke menduar ndonjëherë mundësinë se mbase je në punën e duhur, por me firmën e gabuar. Nëse zbulon se nuk je krejt gati për t’u larguar, vendosi vetë disa objektiva me qëllim që të përmirësosh situatën e tanishme, transmeton Telegrafi.
Gjej punën që dëshiron me të vërtetë!
Ke mbërritur në përfundimin se të jesh sekretare /Laborante/shitëse, etj nuk është për ty. Është koha për t’u drejtuar në karrierën që dëshiron me të vërtetë. Por si? Çelësi është të gjesh aftësitë që kërkohen për tipin e punës që po mendon.
Veçanërisht, llojin e edukimit, trajnimet dhe eksperiencat. Rikthim në studime është një angazhim i madh prandaj duhet të jesh absolutisht e sigurt që është e nevojshme. Biseda me sa më shumë njerëz që punojnë në atë fushë.
Pyeti ata se si e gjeten punën dhe cila është me e mirë për të hyrë në këtë fushë. Por duhet të jesh realiste. Kështu nëse ndërron punën, duhet të pranosh se do të duhet të fillosh nga fundi i shkollës. Vendosi vetes objektiv. Psh nëse do të bëhesh prezantuese televizive, fito eksperiencë në stacionet lokale. Pastaj mendo për ngjitjet. Ndaje ëndrrës në hapa të arritshëm.
Mbase nuk është mirë që të braktisësh gjithçka vetëm sepse dëshiron diçka tjetër. Ji realiste. Vetëm se të ka pëlqyer të luash në një pjesë teatrale shkollore, nuk është arsye e mjaftueshme të shkatërrosh gjithçka.
Bëje veten të punësueshme
Ji i sinqertë – sa kohë kalon duke parë nga dritarja duke ëndërruar për punën ideale? Nëse përgjigja është “shumë” pse nuk e shfrytëzon këtë kohë për të mësuar një aftësi të re që mund të të ndihmojë për punën që dëshiron? Punëdhënësit pëlqejnë punonjësit me një numër të madh aftësish dhe interesash.
Nëse do të bëhesh agjente udhëtimesh, mëso një gjuhë të huaj. Nëse dëshiron të punosh me fëmijët zhvillo punë vullnetare në mjedise me fëmijë. Kjo do të tregojë se sa serioze je në zgjidhjen e karrierës dhe provon që ke marrë iniciativën për të arritur atë që dëshiron. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit