LAJMI I FUNDIT:

Si ta ruani lidhjen kur të bëheni prindër

Si ta ruani lidhjen kur të bëheni prindër

Është shumë e lehtë që lidhja t’ju ndryshojë për keq kur të bëheni prindër.

Mungesa e gjumit, lodhja e tepërt dhe mungesa e aventurave të reja mund t’ju bëjnë të ndiheni sikurse gjërat janë ftohur mes jush, transmeton Telegrafi.

Nëse veçse ndiheni se e keni humbur partnerin prej momentit kur jeni prindër, atëherë më poshtë i keni disa këshilla se si ta ruani lidhjen.


Thoni “Të dua”
Është shumë e rëndësishme ta siguroni partnerin se ende e dashuroni, edhe nëse nuk i shijoni gjërat siç keni bërë dikur. Ju mund të mos keni aq shumë kohë për të kaluar bashkë si dikur, por kjo nuk do të thotë se dashuria për njëri-tjetrin është shuar. Ju duhet t’ia rikujtoni njëri-tjetrit këtë fakt.

Provoni të bëni diçka në çift rregullisht
Ju mund të mos e keni luksin ta bëni këtë çdo ditë, por është mirë që rregullisht të bëni diçka bashkë si çift-  qoftë nëse është fjala për të shikuar televizor apo për të dalë për darkë.

Flisni për ndjenjat që i keni
Emocionet tuaja rriten pas lindjes së fëmijës, e sidomos pas netëve të shumta pa gjumë. Prandaj është edhe e rëndësishme që të flisni me partnerin tuaj për çdo ndjenjë që e keni.

Lavdërojeni njëri-tjetrin
Tregoni partnerit se duket mirë dhe se është duke bërë punë të mirë si prind. Lavdërojeni për çdo gjë sepse mendimi juaj ka vlerë për të dhe anasjelltas. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Në çift
Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Këshilla dhe arsye
Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar

Shtatzëna
A mund të ngelni shtatzënë gjatë menstruacioneve?

A mund të ngelni shtatzënë gjatë menstruacioneve?

Këshilla dhe arsye
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Kalo në kategori