Simptomat e anksiozitetit, siç janë stresi i grumbulluar, pulsi i shpejtuar i humbjes së frymëmarrjes, ndikojnë në shëndetin e zemrës
Ekzistojnë metoda me të cilat rregullohet puna e rregullt e organit më të rëndësishëm në trupin e njeriut dhe zvogëlon ndikimin e dëmshëm të anksiozitetit, transmeton Telegrafi.
Puna e shpejtuar është e lidhur me sëmundjet e zemrës
Anksioziteti është një ndër faktorët të cilët shkaktojnë tahikardinë – punën e shpejtuar të zemrës. Nëse gjendja zgjat për një periudhë më të gjatë kohore, rritet rreziku nga sëmundjet e zemrës.
Si të ulet numri i rrahjes së zemrës?
Shoqata Amerikane e Ankskozitetit dhe e Depresionit thotë që dhembja e gjoksit dhe çrregullimi i ritmit të zemrës shfaqen si pasojë e rritjes së numrit të rrahjeve. Sulmi i panikut mund të shndërrohet në sulm në zemër.
Psikiatri Dr. Brian Isaacson, thotë që hapi i parë nënkupton shërimin e anksiozitetit. Tretmani aplikohet me terapi kognitivebihejviorale, me antidepresivë apo kombinimin e të dy këtyre metodave të shërimit.
Pos terapisë bihejviorale, ekzistojnë edhe metoda të tjera në rregullimin e rrahjeve dhe të punës së çrregullt të zemrës.
Intervenimet ulin pulsin, por edhe i ndihmojnë personit që ta menaxhojë anksiozitetin. Me kalimin e kohës kjo shkathtësi zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e rrezikshme.
Aktiviteti fizik
Ushtrimi është metodë e dobishme në zvogëlimin e stresit dhe anksiozitetit.
Ushtrimi i rregullt ul pulsin në momentet e qetësimit, gjë që e bën njërin ndër faktorët më të rëndësishëm për mbrojtjen e zemrës.
Frymëmarrja e thellë
Metoda e qetësimit siç janë frymëmarrja e thellë dhe qetësimi progresiv i muskujve, zvogëlojnë anksiozitetin dhe njëherësh edhe rregullojnë numrin e rrahjes së zemrës.
Ushtrimet e frymëmarrjes së thellë kërkojnë ambient të qetë dhe bëhen në këtë mënyrë:
▪ Uluni apo shtrijuni dhe mbyllni sytë;
▪ Merrni frymë ngadalë me hundë. Nëse e bëni këtë ushtrim për herë të parë, mbani duart në mushkëri. Do të ndieni se si mbushen me ajër derisa jeni duke marrë frymë;
▪ Ngadalë nxirrni frymën nga goja;
▪ Ushtrimin përsëriten deri në qetësimin e plotë.
Meditimi ideor
Gjithnjë e më shumë studime tregojnë që meditimi është i dobishëm për zvogëlim të anksiozitetit dhe përmirësim të punës së zemrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker