Këto gjashtë këshilla parandaluese janë më të rëndësishme se kurrë.
Parandalimi më i mirë është higjiena e përsosur: bëjeni praktikë të shpeshtë larjen e duarve, jo vetëm para vakteve të ngrënies.
Si më poshtë do të gjeni këshillat kryesore për parandalimin e gripit:
1. Shmangni kontaktin e afërt me njerëz që janë të sëmurë. Dhe kur të jeni ju sëmurë, ruani distancën nga të tjerët për t’i mbrojtur nga virusi gjithashtu, transmeton Telegrafi.
2. Nëse është e mundur, qëndroni në shtëpi dhe jo në punë apo në shkollë kur të jeni sëmurë. Kështu ju do të ndihmoni në parandalimin e përhapjes së gripit tek të tjerët.
3. Kollituni apo teshtini me një shami përpara, më pas hidheni atë. Mbani darën përpara kur kolliteni apo teshtini, nëse nuk keni një shami. Pastaj lani duart dhe bëni të njëjtën gjë sa herë teshtini apo kolliteni.
4. Lani duart. Larja e shpeshtë e duarve do t’ju ndihmojë te mbroheni nga mikrobet. Kur ta keni të mundur, lajini duart me sapun dhe ujë të ngrohtë fërkojini fort të dyja dhe gjithë sipër¬faqen e tyre. Lajini për 15-20 sekonda. Veprimi i sapunit i kombinuar me fërkimin e fortë ndihmon në largimin e baktereve.
5. Kur e keni të pamundur sapunin dhe ujin e ngrohtë, përdorni letra të lagura me bazë alkooli ose xhel të sanitarizuar për duart. Nëse përdorni xhel, fërkojeni atë në duart tuaja, derisa ato të jenë të thata. Xheli nuk ka nevojë për ujë. Alkooli në xhel i vret viruset që shkaktojnë gripin dhe rrufën.
6. Shmangni prekjen e syve, hundës apo gojës. Viruset shpesh shpërndahen kur një person prek diçka që është e infektuar dhe pastaj prek sytë, hundën apo gojën.
Mjekimi në shtëpi dhe parandalimi
Shumë trajtime jo mjekësore për të ftohtin, rrufën, gripin apo simptoma të tjera alergjike janë të sigurta dhe të
efektshme. Ja disa që duhet të provoni:
1. Shumë regjim shtrati. Do të shëroheni më shpejt dhe do të mbroni të tjerët nga viruset tuaja.
2. Pini më shumë ujë. Ruan membranat e mukusit të lagështa dhe ndihmon të kontrolloni kollën. Edhe lëngjet janë OK, por shmanguni pijeve me kafeinë.
3. Lajini shpesh duart. Një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të shmangur gripin.
4. Kompresa të ftohta. Ndihmon të pakësojë ethet ose t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
5. Gargarë me ujë të ngrohtë e kripë. Zbut fytin e acaruar. Është një trajtim natyral, që nuk kush¬ton dhe që jep lehtësim të menjëhershëm.
6. Hapa (kokrra) për fytin. Veprimi zbutës jep një lehtësim të përkohshëm të dhimbjes së fytit dhe pakëson intensitetin e kollës. Janë të lira dhe mund të përdoren kudo.
7. Lagështi në ajër. Një aparat i specializuar rrit lagështinë në ajër dhe zbut kanalet hundore të irrituara dhe të thata. Ju lehtëson fytin dhe hundën e thatë.
Kolla, një kurë e mirë me çaj mëllage
Çaji i mëllagës ndihmon në qetësimin e saj dhe në rast se kolla është e shoqëruar me gëlbazë lehtëson nxjerrjen e saj. Çaji mund të pihet i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer.
Rezultate shumë të mira lëngu i mëllagës ka dhënë gjatë përdorimit në formë gargare kundër acarimeve të fytit, në raste skuqjesh apo dhembje të tyre.
Këshillë:
Nuk ju dëmton marrja e një vitamine C në ditë, veçanërisht nëse ndieni se po ju zë gripi. Nëse ju zë gripi, është shumë e mundshme të shëroheni më shpejt dhe të mos bezdiseni shumë nga simptomat e tij. Marrja e 200 miligramëve në ditë është e mjaftueshme, sepse një pjesë e saj sekretohet me urinë.
Edhe pse lëngu i portokallit është i pasur në vitaminë C, mos u varni vetëm tek ai. Përmbajtja e vitaminës C në të mund të ndryshojë në varësi të portokallieve të përdorura dhe se sa kohë lëngu ka qëndruar në karton. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjërat që duhet t’i dini kur filloni agjërimin në ditët e para

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe