Si ta ndalim lemzën?

Pothuajse të gjithë kemi pasur lemzë ndonjëherë. Edhe pse zakonisht kalon vetë pas pak minutash, mund të jetë bezdisëse dhe të pengojë kur ha apo flet.
Ka shumë mënyra që njerëzit përdorin për ta ndalur, si frymëmarrja në një qese letre apo ngrënia e një luge sheqer. Por cilat funksionojnë vërtet?
Nuk ka shumë studime për efektin e këtyre mënyrave, por disa prej tyre janë përdorur për shekuj me radhë dhe ndihmojnë sepse prekin disa nerva që lidhen me diafragmën (muskuli që ndihmon në frymëmarrje).
Pse ndodh lemza?
Lemza ndodh kur diafragma fillon të lëvizë pa dëshirë (spazma). Kjo bën që të marrësh frymë papritur, dhe kordhat e zërit mbyllen menjëherë, duke krijuar tingullin karakteristik “hik”.
Shkaqet e zakonshme:
Ngrënia në masë të madhe ose shpejt
Pijet e gazuara
Ushqimet pikante
Stresi ose emocionet e forta
Alkooli
Ndryshimet e shpejta të temperaturës
Zakonisht lemza zgjat pak minuta. Por nëse zgjat më shumë se 48 orë, duhet të konsultohesh me mjekun.
Si mund ta ndalosh lemzën?
Frymëmarrje dhe pozicione trupore
Provo metodën me frymëmarrje: Merr frymë ngadalë duke numëruar deri në 5, pastaj nxirre po ashtu ngadalë.
Mbaj frymën: Merr një frymë të thellë dhe mbaje për 10–20 sekonda, pastaj nxirre ngadalë.
Përdor qese letre: Frymë merr e nxirr në një qese letre (jo plastike).
Përkule trupin: Ulu dhe afro gjunjët te gjoksi, duke shtypur lehtë diafragmën.
Manovra Valsalva: Mbyll hundën dhe gojën, dhe përpiqu të nxjerrësh frymë pa e hapur gojën.
Lemzën mund ta ndaloni edhe duke ngrënë ose pirë gjëra që stimulojnë nervat, si p.sh. ujë i ftohtë, sheqer, limon apo edhe një pikë uthulle.


















































