Si ta menaxhosh karrierën dhe jetën si nënë: Shtatë këshilla për ekuilibrin e përsosur

Të jesh nënë është një nga rolet më të bukura, por edhe më sfiduese. Kur në këtë ekuacion shtohet edhe një karrierë e suksesshme, shumë gra ndihen të mbingarkuara, sikur nuk mund t’i bëjnë të dyja rolet si duhet
Megjithatë, ka mënyra të zgjuara dhe frymëzuese për të menaxhuar të dyja anët e jetës, pa u ndjerë e lodhur apo fajtore.
Me strategji të thjeshta, ti mund ta mbash të balancuar jetën si nënë dhe profesioniste, duke ruajtur lumturinë personale.
1. Prano që nuk je superheroinë (dhe s’ke pse të jesh!)
Shumë gra përpiqen të bëjnë gjithçka dhe të arrijnë perfeksionin në çdo rol. Por, për të qenë një nënë e lumtur dhe një profesioniste e suksesshme, është e rëndësishme të pranosh se nuk ke pse të bësh gjithçka vetë. Delego disa nga përgjegjësitë. Kërko ndihmë nga partneri, familja ose një dado nëse është e mundur. Mos harro, të kujdesesh për veten tënde është po aq e rëndësishme sa kujdesi për të tjerët.
2. Bëj një plan për prioritetet e tua
Ndarja e kohës ndërmjet karrierës dhe familjes është art më vete. Bëj një listë të gjërave që janë më të rëndësishme për ty në të dyja fushat. Pastaj, vendos se cilat janë ato aktivitete janë më urgjente dhe cilat mund të bëhen më vonë ose të delegohen. Mbaj mend se përparësitë mund të ndryshojnë nga një javë në tjetrën dhe kjo është krejtësisht normale.
3. Përdor teknologjinë si mjet për të kursyer kohë
Një nga përfitimet e të qenit në një epokë digjitale është mundësia për të punuar nga distanca dhe për të përdorur teknologjinë si një mënyrë për të lehtësuar jetën. Përdor aplikacione për organizimin e detyrave ditore, apo ‘reminders’ për takimet, për të kursyer kohë dhe për të shmangur stresin apo lënien e detyrave për në moment të fundit.
4. Gjej balancën mes cilësisë dhe sasisë së kohës
Shumë nëna shqetësohen se nuk po kalojnë mjaftueshëm kohë me fëmijët e tyre. Por, është cilësia e kohës që kalon me ta që ka më shumë rëndësi sesa sasia. Kur je me fëmijët, përpiqu të jesh plotësisht e pranishme dhe e përfshirë, pa shpërqendrime nga puna ose teknologjia. Një orë e kaluar me vëmendje të plotë është më vlerë se disa orë të shpërqendruara.
5. Mbro kohën dhe energjinë tënde
Kufijtë janë të domosdoshëm për të mbrojtur kohën dhe energjinë tënde. Kur je në punë, përqendrohu në punën tënde dhe përpiqu të mos lejosh që përgjegjësitë familjare të ndikojnë gjatë orarit të punës. Po kështu, kur je me familjen, përpiqu të largohesh nga punët dhe detyrat e zyrës, duke krijuar një ndarje të qartë mes dy jetëve. Kjo do të të ndihmojë të mbash një ekuilibër më të mirë.
6. Kujdesu për veten
Ndryshe nga sa mendon, të marrësh kohë për veten nuk është egoizëm. Në fakt, është një investim për mirëqenien tënde fizike dhe mendore. Kujdesu për gjumin, ushqimin dhe shëndetin mendor. Një nënë dhe një profesioniste e lumtur është më e aftë të përballojë sfidat dhe të gjejë zgjidhje krijuese për problemet që has gjatë ditës, citon Anabel.
7. Mos kërko të jesh e përsosur
Një nga mësimet më të vlefshme që mund të marrësh është se nuk ekziston përsosmëria. Prano që do të ketë ditë kur asgjë nuk shkon sipas planit dhe kjo është në rregull. Mëso të pranosh që ndonjëherë do të bësh gabime, si në punë, ashtu edhe në prindërim. E rëndësishme është që të mbash një qasje pozitive dhe të mësosh nga këto përvoja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Përse bebet lëvizin derisa janë bark

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit