Pranvera është stina më e mirë për të sjellë trupin në formë. Imuniteti më i fortë do të mbrohet më lehtë nga sëmundjet. Ju sjellim këshilla si të shmangni shkuarjen te mjeku, ndërsa trupin tuaj do ta bëni në mënyrë të përkryer të shëndetshëm.
Qëndrimi në natyrë
Pas nesh janë ditët e ftohta të cilat më shumti i kemi kaluar në hapësira të mbyllura. Shfrytëzoni motin e kthjellët dhe me diell që do të vijë me temperaturat e buta për të qëndruar në hapësira të hapura, veçanërisht në natyrë. Vendet për vizita janë të shumta, duke filluar nga parqet, kopshtet zoologjike dhe botanike, qendrat sportive rekreative dhe shëtitoret, deri te parqet nacionale dhe rezervatet natyrore.
Energjia diellore
Mbushuni me energji diellore, e cila është shumë e nevojshme sepse nxit sekretimin e serotoninës, hormonit të lumturisë dhe me këtë ndikon në humorin e mirë. Njëkohësisht nxit edhe krijimin e hormonit të melatoninës që kujdeset që të flemë në mënyrë sa më kualitative dhe vitaminës D, që është e domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin e indit kockor. Ndonjëherë është e mjaftueshme të ulemi 20 minuta në tarracën e hapur të lokalit të preferuar ose në bankën në park dhe ta lëmë veten të përfitojë nga rrezet e diellit.
Lëvizja dhe ushtrimet
Nëse deri tani keni pasur pretekste për të shmangur aktivitetet trupore, është koha që të merrni iniciativën! Ka shumë mënyra rekreacioni duke u argëtuar dhe shoqëruar. Vozitja me biçikletë, vrapimi, roller skating, ose badmintoni do të jenë zgjidhje ideale nëse nuk jeni tipa të trajnimit të disiplinuar në palestër, ndërsa ecja e shpejtë ose shëtitja në shoqëri interesante do të motivojë edhe më dembelët.
Ushqimet sezonale
Harrojeni urinë me dieta të cilat brenda natës premtojnë linjë të hollë dhe “me zgjuarsi” zgjidhni se çfarë do të fusni në organizëm! Bashkë me rregullën e njohur të konsumimit të sa më shumë shujtave të vogla në ditë, pjatën pranverore pasurojeni me sallatë, spinaq, shparg dhe dredhëza, ndërsa me ardhjen e verës, në treg kërkoni kunguj, kastravecë, domate, speca, fruta mali dhe pemë të tjera. Me përdorimin e ushqimeve sezonale të pasura me vitamina dhe minerale do të forconi imunitetin dhe më gjatë do ta mbani ndjenjën e ngopjes në organizëm.
Beta-karoten
Për ekspozimin afatgjatë në rrezet e dëmshme të diellit është e nevojshme të përgatiteni me kohë. Për këtë do t’ju ndihmojë beta-karoteni, pigmenti bimor i përhapur mjaft i cili gjendet në pemë dhe perime siç janë karota, molla, dardha, pjepri, spinaqi, etj. Një nga funksionet e tij është efekti kundër tumorit në epitel të lëkurës. Nëse e merrni në formë të pluhurit, kapsulave dhe tabletave, e rëndësishme është të keni kujdes në përshkrimin e produktit. Nëse beta-karoteni është fituar nga algat, karota ose palma, do të thotë nga burimet natyrore, do të absorbohet më mirë, ndërsa në mbishkrimin e formës sintetike shkruan vetëm “beta-karoten”.
Uji
Uji është aleat në luftën kundër kilogramëve të tepërt dhe grumbullimit të materieve të dëmshme në organizëm. Duhet të pihet në sasi sa më të mëdha. Ekspertët rekomandojnë konsumimin prej dy deri tri litra në ditë për të rriturit dhe për personat e shëndetshëm. E marrim me konsumimin e qumështit, lëngjeve, pemëve, perimeve, mishit dhe djathërave. Një shishe ujë në çantë nuk zë shumë vend dhe gjithmonë vjen mirë si freskim!
Çaj në vend të kafes
Konsumimi i tepruar i kafeinës ndikon në rritjen e tensionit të gjakut dhe zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Zëvendësim i denjë i kafes mund të jetë edhe çaji bimor pa sheqer, i cili vepron pozitivisht për shëndetin e zemrës dhe enët e gjakut, si dhe pastron organizmin nga toksinat. Nuk është e domosdoshme të pihet si pije e ngrohtë sepse si i ftohtë paraqet zëvendësim të shëndetshëm për lëngjet e sheqerosura. Për shembull, çaji i zi është stimulues i butë, prandaj është pije e shkëlqyeshme në pranverë kur është e domosdoshme të zgjohet organizmi i fjetur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës